Problemi me Medresenë “Isa Beu”, reagoi BDI-ja, kryesia e BFI-së do të mblidhet të hënën
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar në lidhje me problemin rreth funksionimit të Medresesë “Isa Beu”, pasi ministrja aktuale për arsim, Vesna Janevska, ka theksuar që maturantët e kësaj shkolle nuk mund të regjistrohen në asnjë fakultet tjetër, transmeton Portalb.mk. “Medreseja Isa Beu është një institucion i akredituar zyrtarisht dhe ka ndjekur të gjitha […]
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar në lidhje me problemin rreth funksionimit të Medresesë “Isa Beu”, pasi ministrja aktuale për arsim, Vesna Janevska, ka theksuar që maturantët e kësaj shkolle nuk mund të regjistrohen në asnjë fakultet tjetër, transmeton Portalb.mk.
“Medreseja Isa Beu është një institucion i akredituar zyrtarisht dhe ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore të nevojshme për t’u themeluar dhe për të fituar të drejtën e funksionimit”, deklaroi BDI-ja në lidhje me akreditimin e Medresesës Isa Beu si një shkollë e mesme private.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, në një deklaratë për Alsat ka njoftuar që të hënën do të mblidhet kryesia e BFI-së për të diskutuar.
Në lidhje me këtë problematikë ka reaguar edhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, duke e quajtur akreditimin e “Isa Beut” si një gënjeshtër.
“Sapo kuptova nga mediat se i paskan gënjyer besimtarët dhe nxënësit gjatë fushatës zgjedhore për gjoja akreditimin e Shkollës së Mesme Islame “Isa Beu” në Shkup. Që kanë gënjyer 22 vite popullin politikisht e dimë, por edhe në baza fetare që do e bënin këtë, është e papranueshme”, deklaroi Kasami, duke premtuar që do të angazhohen në zgjidhjen e këtij problemi në përputhje me ligjet në fuqi.
Ndryshe, më 26 mars, ministri për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut në atë kohë, Jeton Shaqiri, ka njoftuar që problemi me mosnjohjen e diplomave për nxënësit e “Medresesë Isa Beu” ishte zgjidhur nga Qeveria.
Medresantët paraprakisht kishin reaguar disa herë duke kërkuar që shteti t’ua njeh diplomat që të mund të regjistrohen në universitetet në vend.
- LEXO: RMV, u zgjidh problemi me nxënësit e diplomuar në “Medresenë Isa Beu”
- LEXO: Nxënëset e medresesë protestuan t’iu njihen diplomat për t’u regjistruar në universitete, propozim-ligji fle në Parlament (Video)
- LEXO: RMV, shkolla e mesme teologjike ortodokse dhe medreseja nën ombrellën e shtetit
- LEXO: Protestë, nxënësit e Medresesë të Tetovës kërkojnë që t’u njihen diplomat nga shteti