Projektligji për KPM-në kalon në seancë plenare për lexim të dytë, kërkohet të dërgohet dhe ai i Venecias
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media. Raporti i përbërë me 93 amendamente, është votuar me gjashtë vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim që të kalojë në seancë plenare për një lexim të dytë. Ndërkaq njëri nga anëtarët e këtij komisioni, Mergim […]
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.
Raporti i përbërë me 93 amendamente, është votuar me gjashtë vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim që të kalojë në seancë plenare për një lexim të dytë.
Ndërkaq njëri nga anëtarët e këtij komisioni, Mergim Lushtaku ka ngritur si rekomandim, dërgimin në lexim edhe të Komisionit të Venecias, njofton Klankosova.tv.
“Të dërgojmë dhe Komisionin e Venecias, një projektligj i rëndësisë së veçantë, që ka të bëjë me median e lirë”, thotë Lushtaku.
Edhe anëtari tjetër, Agim Veliu ka përkrahur rekomandimin e tij që Komisioni i Venecias të shkojë për diskutim.
Ndërkaq kryetari i komisioni, Valon Ramadani, shprehet se në këtë mbledhje nuk ka kohë për shqyrtimin e këtij projektligji.
“Jam i bindur se do të kalojë si ligj, dhe është në rregull, por ne nuk kemi kohë të shkojmë me Komisionin e Venecias”, tha Ramadani.