Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit nga gjykata ndaj Fikrim Damkës dhe familjarit të tij

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit me nga një muaj për Fikrim Damkën, ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, dhe një familjari të tij me inicialet F.D. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka konfirmuar se kërkesa në fjalë është pranuar

shkurt 11, 2025 - 14:00
 0  4
Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit nga gjykata ndaj Fikrim Damkës dhe familjarit të tij
prokuroria-e-prizrenit-kerkon-caktimin-e-paraburgimit-nga-gjykata-ndaj-fikrim-damkes-dhe-familjarit-te-tij

prokuroria-e-prizrenit-kerkon-caktimin-e-paraburgimit-nga-gjykata-ndaj-fikrim-damkes-dhe-familjarit-te-tij

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit me nga një muaj për Fikrim Damkën, ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, dhe një familjari të tij me inicialet F.D.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka konfirmuar se kërkesa në fjalë është pranuar nga gjykata.

“Kërkesa është bërë për veprat penale ‘Sulm’ dhe ‘Kanosje’”, tha Lekaj.

Ai po dyshohet se bashkë me djalin e vëllait Fuatin sulmuan fizikisht të dielën dy kundërkandidatët nga partia tjetër turke, Arda Malokun e Muharrem Jable.

Këta të fundit i deklaruan policisë se Damka i ka kërcënuar me jetë. /Klankosova