Prokuroria ka ngritur procedurë kundër një shoferi të NTP Shkup, shkaktoi aksident në të cilin vdiq një 17 vjeçar

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër 51 vjeçarit nga Shkupi duke vepruar sipas kallëzimit penal për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 4 në lidhje me nenin 297 paragrafi 3 dhe paragrafin […]

gusht 13, 2024 - 21:00
 0  4
Prokuroria ka ngritur procedurë kundër një shoferi të NTP Shkup, shkaktoi aksident në të cilin vdiq një 17 vjeçar
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër 51 vjeçarit nga Shkupi duke vepruar sipas kallëzimit penal për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 4 në lidhje me nenin 297 paragrafi 3 dhe paragrafin 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“I dyshuari, më 12 gusht, si pjesëmarrës në komunikacionin rrugor publik, duke drejtuar autobusin në pronësi të NTP Shkup në rrugën komunale Shuto Orizarë-Orizarë e Epërme, nuk i ka respektuar rregullat dhe me këtë ka rrezikuar komunikacionin publik dhe ka rrezikuar trupin e njerëzve. Kur ka ardhur në afërsi të udhëkryqit me një rrugë shërbimi që lidh rrugën komunale me rrugën “Aleksandar Urdarevski”, ka vepruar në kundërshtim me nenin 25 paragrafi 1 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, kështu që ka kthyer autobusin në të majtë për të shmangur mbeturinat e mëdha, plehrat dhe mbeturinat e tjera të hedhura në anën e djathtë të rrugës dhe ka kaluar në anën e majtë, pra në një pjesë të rrugës që synohet për lëvizjen e mjeteve nga drejtimi i kundërt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Siç shtojnë nga Prokuroria, veprimin e ka bërë pa kujdes, pa u siguruar më parë se mund ta bëjë pa rrezik për pjesëmarrësit e tjerë të trafikut dhe pasurinë, duke mos marrë parasysh pozicionin, drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes. Si pasojë e dështimit të lartpërmendur, autobusi në pjesën e përparme të majtë është përplasur me veturën “Ford Galaxy” me targa të Shkupit, e cila drejtohej nga një 17-vjeçar i cili nuk kishte të drejtë të drejtonte mjetin motorik.

“Gjatë goditjes viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tij në veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në rrezik për jetën. Prokurori publik kompetent për të dyshuarin propozoi masa parandaluese – konfiskim të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit për kalim të kufirit shtetëror dhe ndalim për dhënie të patentës së re, konfiskim të përkohshëm, ndalim për dalje nga vendbanimi, gjegjësisht vendbanim, si dhe detyrimin që i dyshuari të paraqitet herë pas here te zyrtari i caktuar”, thuhet në njoftim.

Bëhet fjalë për aksidentin e djeshëm ku një 17-vjeçar ka humbur jetën, në të cilin përveç veturës që drejtonte, janë përfshirë edhe një autobus i NTP Shkup dhe një veturë tjetër.

Sipas MPB-së, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 09:30 në udhëkryqin e rrugës Shuto Orizar – Orizar e Epërme me një rrugë shërbimi që e lidh rrugën me rrugën “Aleksandar Urdarevski”.

Nga MPB bëjnë të ditur se djali i cili është nga fshati Bllacë i Shkupit ka qenë duke vozitur veturën “Ford Galaxy” me targa të Shkupit dhe në të ka qenë edhe një i mitur i cili ka mbetur i lënduar. Autobusi i NTP-së drejtohej nga G.M. (51) nga Shkupi, ndërsa drejtuesi i mjetit të tretë “Volkswagen Golf”, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë drejtuesi i mjetit “Ford Galaxy” dhe pasagjeri i tij i mitur nga Bllaca, të diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup, ku më vonë ka ndërruar jetë shoferi. Ekipi inspektues i SPB Shkup ka kryer kontroll në vendin e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.