Prokuroria kërkoi heqjen e “paraburgimit” për ish-ministrin dhe sekretarin shtetëror të dyshuar në rastin “Puls”

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka kërkuar që ish-ministri i ekonomisë dhe sekretari shtetëror i kësaj ministritë të lirohet nga “paraburgimi” dhe të kalon në “arrest shtëpiak”, transmeton Portalb.mk. “Në përputhje me fazën ku gjendet procedura dhe provat që tashmë janë siguruar, Prokuroria i dorëzoi Gjykatës Themelore në Koçan një propozim për zëvendësimin e masës […]

maj 14, 2025 - 23:00
 0  3
Prokuroria kërkoi heqjen e “paraburgimit” për ish-ministrin dhe sekretarin shtetëror të dyshuar në rastin “Puls”
Policia e Burgut e RMV-së. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka kërkuar që ish-ministri i ekonomisë dhe sekretari shtetëror i kësaj ministritë të lirohet nga “paraburgimi” dhe të kalon në “arrest shtëpiak”, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me fazën ku gjendet procedura dhe provat që tashmë janë siguruar, Prokuroria i dorëzoi Gjykatës Themelore në Koçan një propozim për zëvendësimin e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë me masë arresti shtëpiak për dy të dyshuar – një ish ministër dhe një ish sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë”, njoftoi Prokuroria.

Në lidhje me rastin “Puls”, Prokuroria sqaroi se është propozuar për 18 persona vazhdim i masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak të përcaktuara më parë.

Gjykata Themelore e Koçanit do të vendos në lidhje me propozimet e Prokurorisë, e cila sqaroi se vazhdon procesi i marrjes së dëshmive nga dëshmitarët.

Gjykata në Koçan po përballet me mungesë të gjyqtarëve penalë që duhet të veprojnë në rastin “Puls”, për çka Këshilli Gjyqësor e dërgoi gjyqtaren Emine Kalaç nga Gjykata e Velesit në Gjykatën Themelore të Koçanit. Ministri Pançe Toshkovski më 10 maj theksoi se po ndërmerren aktivitete sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike dhe po merren në pyetje një numër dëshmitarësh të cilët janë të lidhur me ngjarjen penale juridike.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prillmë 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.