Prokuroria me detaje për vrasjen e djeshme në Shkup
Prokuroria Publike ka dalë me detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja nga vrasja e djeshme të 59 vjeçarit V.E. në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja në Shkup, përcjell TV21. Siç thuhet në njoftim, i dyshuari i parë me revole të tipit “Glock” me paramendim dhe për interes ka privuar nga jeta një person, […]
Prokuroria Publike ka dalë me detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja nga vrasja e djeshme të 59 vjeçarit V.E. në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja në Shkup, përcjell TV21.
Siç thuhet në njoftim, i dyshuari i parë me revole të tipit “Glock” me paramendim dhe për interes ka privuar nga jeta një person, ndërsa nga bashkëshortja e tij ka marrë një çantë me laptop dhe është larguar me veturë “AUDI” pa targa.
Sipas Prokurorisë, në vendngjarje ka ardhur edhe një veturë e tipit “Citroen” me targa të Belgjikës dhe nga vetura e të ndjerit kanë marrë një kuti me vegla dhe është larguar.
“I dyshuari i dytë e ka braktisur veturën në Gazi Babë dhe është ngjitur në veturën “Audi” dhe kanë vazhduar të lëvizin. Më vonë policia i ka ndaluar në rrugën “Stojna Stefkova” në Gazi Babë. I dyshuari i dytë ka dalë prej veture dhe ka gjuajtur me armë drejt policëve. Policët gjithashtu janë kundërpërgjigjur me gjuajtje në ajër dhe e kanë arrestuar të dyshuarin. Personi tjetër ka ikur dhe i njëjti po kërkohet. Për të arrestuarin, Prokuroria kërkon masën e paraburgimit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë./tv21.tv