Prokuroria po kërkon paraburgim për Grubin dhe Bajramin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar masa sigurie ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubit dhe Përparim Bajramit nga Lotaria Shtetërore. “Prokurori përkatës publik deri të gjykatësi i procedurës paraprake The post Prokuroria po kërkon paraburgim për Grubin dhe Bajramin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 17, 2024 - 03:00
 0  6
Prokuroria po kërkon paraburgim për Grubin dhe Bajramin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar masa sigurie ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubit dhe Përparim Bajramit nga Lotaria Shtetërore.

“Prokurori përkatës publik deri të gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, do të propozojë përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, me qëllim që masa e paraburgimit të fillojë zbatimin menjëherë pas gjetjes dhe arrestimit të tij”, thanë nga Prokuroria.

Dy personat dyshohet se kanë kryer veprën penale – përvetësim, e dënueshme në bazë të nenit 354 nga Kodi Penal, ndërsa për katër persona tjerë – keqpërdorim i pozitës dhe autoritetet zyrtare, e dënueshme në bazë të nenit 353.

Në hetime janë siguruar prova për dyshime të bazuara se dy të akuzuarit e parë, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare “Lotaria Shtetërore”, gjatë vitit 2023 kanë dëmtuar buxhetin e Shoqatës me 501 milionë denarë, duke përvetësuar kundërligjshëm pasuri për tjetrin.

I akuzuari i parë, në rolin e kryetarit të Këshillit Drejtues – drejtor gjeneral në “Lotarinë Shtetërore’, më 9 maj të vitit 2023 kishte kërkuar nga Qeveria e RMV-së për blerjen e terminaleve VLT dhe zbatimin e tyre për realizimin e lojërave elektronike të fatit. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se i akuzuari ishte i vetëdijshëm se blerja e tyre ishte e panevojshme, pasi “Lotaria Shtetërore”, në bazë të Ligjit për lojërat e fatit nuk kishte të drejtë të organizojë lojërat elektronike të fatit.

I akuzuari i dytë, në rolin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së RMV-së, në seancën qeveritare të udhëhequr nga ai, ka miratuar Informacionin, duke i dhënë dritë të gjelbër “Lotarisë Shtetërore” të blejë pajisjet për lojërat elektronike të fatit. Pas kësaj, i akuzuari i parë ka vendosur blerjen e pajisjeve në vlerë mbi 501 milionë denarë, përkundër se nuk blerja e tyre ishte e panevojshme, dhe për këtë asnjëherë nuk janë përdorur.

“Informacionet e mia thonë se ish drejtori i Lotarisë tashmë një kohë të gjatë nuk është në territorin e Maqedonisë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21 për aksionin kundër Lotarisë Shtetërore për shkak të keqpërdorimit me para nga buxheti i Shoqërisë Aksionare.

Mickoski në studion e TV21 tha se ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili është poashtu i përfshirë në aksionin e Lotarisë, me veturë diplomatike dhe me një person tjetër e ka lëshuar shtetin dhe ka shkuar në Kosovë.

Ndërkaq ministri Pançe Toshkovski në konferencë për media tha se janë vërtetuar parregullsi gjatë lëshimit të Grubit nga vendi.

“Ai është grup më i gjerë. Nuk janë vetëm ish zëvendëkryeministri dhe ish drejtori i Lotarisë. Ish njeriu i parë i Lotarisë tashmë e një kohë të gjatë nuk gjendet në territorin e Maqedoni, kurse ish zëvendëskryeministri i parë me veturë me targa diplomatike”, tha Mickoski.

The post Prokuroria po kërkon paraburgim për Grubin dhe Bajramin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .