AKI prezanton programin zgjedhor në Çegran, Limani premton projekte zhvillimore për fshatin

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) zhvilloi një aktivitet të veçantë në fshatin Çegran, ku prezantoi programin e saj zgjedhor para The post AKI prezanton programin zgjedhor në Çegran, Limani premton projekte zhvillimore për fshatin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 31, 2025 - 00:00
 0
AKI prezanton programin zgjedhor në Çegran, Limani premton projekte zhvillimore për fshatin

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) zhvilloi një aktivitet të veçantë në fshatin Çegran, ku prezantoi programin e saj zgjedhor para banorëve. Gjatë vizitës në lokalet e fshatit, përfaqësuesit e AKI-së dhe kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, u pritën me entuziazëm dhe energji pozitive nga banorët, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për fitoren e ardhshme.

Limani falënderoi banorët e Çegranit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke premtuar se ky besim do të kthehet në projekte konkrete dhe zhvillimore gjatë mandatit të tij katërvjeçar. Nga ana e tij, kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, Valdet Xhaferi, theksoi vazhdimësinë e besimit politik të banorëve, duke e lidhur me mbështetjen e Limanit si më 19 tetor.

Në aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e AKI-së, Arben Taravari, i cili vuri në dukje se fitorja e Limanit përfaqëson një garanci për një Çegran më të zhvilluar dhe me perspektivë. Po ashtu, pjesëmarrës ishin edhe personalitete të tjera nga strukturat e koalicionit, të cilët ritheksuan përkushtimin për zhvillim lokal, qeverisje të përgjegjshme dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Gostivarit.

Në fokus të vizitës ishte angazhimi për projekte konkrete që synojnë zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe social të fshatit, duke forcuar lidhjen mes qytetarëve dhe qeverisjes lokale. Gazeta Flaka

The post AKI prezanton programin zgjedhor në Çegran, Limani premton projekte zhvillimore për fshatin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .