Protesta e orës 14:00: Masa të shtuara sigurie në Hagë
Autoritetet holandeze kanë rritur masat e sigurisë në Hagë, në pritje të protestës së paralajmëruar nga mërgata shqiptare, e cila do të mbahet sot duke filluar nga ora 14:00. Protesta është thirrur në shenjë kundërshtimi ndaj, siç thonë ata, padrejtësive në procesin gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po zhvillohet në Dhomat


Autoritetet holandeze kanë rritur masat e sigurisë në Hagë, në pritje të protestës së paralajmëruar nga mërgata shqiptare, e cila do të mbahet sot duke filluar nga ora 14:00.
Protesta është thirrur në shenjë kundërshtimi ndaj, siç thonë ata, padrejtësive në procesin gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara.
Organizatorët kanë theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe do të shërbejë si mesazh solidariteti për ish-luftëtarët e UÇK-së.
