Protesta kombëtare e opozitës, Duka: S’dua karrige, por në këtë vend të sundojë ligji

Kryetari i PAA, Agron Duka mbajti sot fjalën në podiumin e vendosur ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kuadër protestës kombëtare të organizuar nga opozita. Duka tha se ka shume arsye për të protestuar sot, sakaq ai renditi dy arsyet kryesore, të cilat janë vendosja e çmimeve të rrugëve sipas dëshirës dhe kompensimi i pronarëve […]

shkurt 8, 2025 - 20:00
 0  4
Protesta kombëtare e opozitës, Duka: S’dua karrige, por në këtë vend të sundojë ligji

Kryetari i PAA, Agron Duka mbajti sot fjalën në podiumin e vendosur ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kuadër protestës kombëtare të organizuar nga opozita.

Duka tha se ka shume arsye për të protestuar sot, sakaq ai renditi dy arsyet kryesore, të cilat janë vendosja e çmimeve të rrugëve sipas dëshirës dhe kompensimi i pronarëve të tokave me çmime të ulëta

Duka tha se qeveria ka dale nga binaret e ligjit dhe se qeveritarët sillen si pronare te tokës.

Pjesë nga fjala e Agron Dukës:

Unë dua te referoj 2 arsye per këtë proteste. E para se kjo mazhorance ka dale nga binaret e ligjit dhe ata qe qeverisin nuk sillen si kryetare por si pronare te kësaj toke.

Ata marrin token ne bregdet duke bere resorte, vila dhe duke marre paratë publike. Ata e vene çmimin e kilometrit te rrugës sa te duan. Ia marrin token fshatarit pa i kompensuar. Miratojne me buje ligjet per zonat e mbrojtura pastaj i ndryshojnë natën për te lejuar ndërtime ne këto zona. Ligji per këta nuk është asnjë pengese.