Mediat greke për protestën e nacionalistëve kundër Ramës: Reaguan kundër shkeljes së të drejtave të minoritetit në “Vorio Epir”

Nga Selaniku, kryeministri Edi Rama i cilësoi protestat e e një qytetarëah grek kundër ardhjes së tij si fantazma që jetojnë me të shkuarën e Vorio Epirit. “Vorio Epiri është një term i vdekur. Këto nuk janë arsye që të ushqejmë ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që, bashkë me […]

Nëntor 3, 2024 - 16:00
 0  6
Mediat greke për protestën e nacionalistëve kundër Ramës: Reaguan kundër shkeljes së të drejtave të minoritetit në “Vorio Epir”

Nga Selaniku, kryeministri Edi Rama i cilësoi protestat e e një qytetarëah grek kundër ardhjes së tij si fantazma që jetojnë me të shkuarën e Vorio Epirit.

“Vorio Epiri është një term i vdekur. Këto nuk janë arsye që të ushqejmë ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që, bashkë me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik të politikës sonë të jashtme”, tha ai.

Ndërkohë media greke Protothema shkruan se protesta u zhvillua nga anëtarët e organizatave nacionaliste.

“Sipas tyre, ata po reagojnë ndaj pranisë së kryeministrit shqiptar në Selanik në një kohë kur ‘shteti shqiptar po shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek të Vorio Epirit’”, ndërsa protestojnë edhe për vrasjen e Katsifas”, thuhet në artikull.