Protesta e opozitës para kryeministrisë, Salianji thirrje qytetarëve të marrin pjesë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saliaji nga burgu ka përcjell një mesazh për qytetarët pak para nisjes së protestës. Ai fton qytetarët të marrin pjesë në protestë, ndërsa citon se frymëzimi i saj është keqqeverisja dhe prepotenca e kryeministrit Rama. “Frymëzimi i protestës është keqqeverisja dhe prepotenca e Ramës! Autokratuci dhe pak orë përpara protestës […]

shkurt 8, 2025 - 20:00
 0  3
Protesta e opozitës para kryeministrisë, Salianji thirrje qytetarëve të marrin pjesë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saliaji nga burgu ka përcjell një mesazh për qytetarët pak para nisjes së protestës.

Ai fton qytetarët të marrin pjesë në protestë, ndërsa citon se frymëzimi i saj është keqqeverisja dhe prepotenca e kryeministrit Rama.

“Frymëzimi i protestës është keqqeverisja dhe prepotenca e Ramës!

Autokratuci dhe pak orë përpara protestës po konfirmon se sa e drejtë është lëvizja e Opozitës, sa i qenësishëm është bashkimi i njerëzve sot pasdite në Bulevard.

Qeverisja 12 vjeçare ka mbjellë zemërim. Sjellja e kryeministrit revoltë. Fyerjet dhe gjuha e tij e përdalë, meritojnë të ndëshkohen.

Korrupsioni dhe lidhjet e tij me krimin, meritojnë të ndëshkohen. Luksi i tij pervers në kurriz të popullit më të varfër të Europës, meriton të ndëshkohet.

Ndaj, autokratuc. Frymëzimi i kësaj proteste je ti, qeverisja dhe sjellja jote.

I ftoj gjithë miqtë, demokratët, qytetarët të bashkohen sot në Bulevard. Jepini zë shqetësimit, jepini zë brengave të vendit, jepini zë atyre që nuk mundet të jenë me ju”, shkruan Ervin Salianji.