Pse Albini vetëm 16 euro në konto dhe nuk u bë milioner, komenton Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka komentuar në kuadër të debatit publik për pasurinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se fakti që ai ka vetëm “16 euro kursim në konto” është pikërisht arsyeja pse gëzon mbështetje të madhe qytetare. “Pse Albini veç 16 euro në konto? Pse nuk i bëri milionat me gjithë […]

Prill 20, 2026 - 00:30
Pse Albini vetëm 16 euro në konto dhe nuk u bë milioner, komenton Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka komentuar në kuadër të debatit publik për pasurinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se fakti që ai ka vetëm “16 euro kursim në konto” është pikërisht arsyeja pse gëzon mbështetje të madhe qytetare.

Pse Albini veç 16 euro në konto? Pse nuk i bëri milionat me gjithë këtë fuqi politike?
Pse edhe ky nuk u bë si ata tjerët?

Përgjigja është e thjeshtë: prandaj i ka 51.1%

Çdokush në Kosovë e din se me pagë të kryeministrit nuk mund të bëhesh milioner!“, shkroi Pozhari.

Ai nënvizon se në Kosovë ekziston një vetëdije e gjerë se paga e një kryeministri nuk mund të shndërrohet në pasuri milionëshe, duke sugjeruar se pikërisht kjo e dallon Kurtin nga figura të tjera politike dhe i forcon besimin te votuesit.(INA)