“Pse i ngacmon vajzat kur je fetar?” Burimi zihet ‘ngushtë’ nga pyetja
Gjatë darkës së të nominuarve në shtëpinë më të ndjekur, konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, u vu përballë kritikave për sjelljen e tij ndaj vajzave në lojë. Një prej banorëve e pyeti drejtpërdrejt: “Pse mendon se është në rregull t’i ngacmosh të gjitha vajzat, sidomos duke qenë një person me besim fetar?” Burimi […] The post “Pse i ngacmon vajzat kur je fetar?” Burimi zihet ‘ngushtë’ nga pyetja appeared first on InfoShqip.com.
Gjatë darkës së të nominuarve në shtëpinë më të ndjekur, konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, u vu përballë kritikave për sjelljen e tij ndaj vajzave në lojë. Një prej banorëve e pyeti drejtpërdrejt:
“Pse mendon se është në rregull t’i ngacmosh të gjitha vajzat, sidomos duke qenë një person me besim fetar?”
Burimi iu përgjigj me sinqeritet, duke theksuar se ngacmimet e tij nuk kanë pasur qëllim të keq:
“Unë jam fetar, por njëkohësisht jam edhe person që pëlqen humorin. Ndoshta ndonjëherë e teproj me ngacmime, por nuk kam dashur asnjëherë të lëndoj askënd. Mbase nuk e kam kuptuar kufijtë e vajzave dhe e pranoj që ndoshta kam shkuar më larg se ç’duhet.”
Ai gjithashtu shtoi se do të jetë më i kujdesshëm në të ardhmen:
“Besoj që herëve të tjera do të jem më i matur dhe do t’i respektoj kufijtë e tyre.”
Lidhur me besimin e tij, Burimi u shpreh se feja është pjesë e rëndësishme e jetës së tij, por nuk ka ardhur në këtë lojë për ta shfaqur atë:
“Fenë e besoj për veten dhe jam shumë i kënaqur me këtë. Nuk jam këtu për të treguar sa fetar jam, por për të shfaqur Burimin e vërtetë.”
The post “Pse i ngacmon vajzat kur je fetar?” Burimi zihet ‘ngushtë’ nga pyetja appeared first on InfoShqip.com.