Pse po bie interesimi për studimin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe?
Migrimi, zgjerimi i fakulteteve, politikat si dhe ulja e natalitetit janë shkaktarët kryesorë për uljen e interesimit të studentëve për të studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare. “Është e vërtetë se The post Pse po bie interesimi për studimin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Migrimi, zgjerimi i fakulteteve, politikat si dhe ulja e natalitetit janë shkaktarët kryesorë për uljen e interesimit të studentëve për të studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare. “Është e vërtetë se numri i studentëve ka rënë në këto pesë vitet e fundit, por kjo dukuri është në të gjitha universitetet dhe fakultetet e tjera”, thotë profesoresha universitare, Ajtene Qamili
Edhe për kundër faktit se të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut flasin dhe e duan gjuhën shqipe, dëshira për ta studiuar atë po bie dukshëm nga viti në vit. Kohëve të fundit janë dëgjuar fjalë të shumta në mbrojtje të gjuhës shqipe, e pak kush nga ta brengoset se sa prej të rinjve shqiptarë po studiojnë gjuhën shqipe. Për këtë, gazeta KOHA bisedoi me albanologen Suhejla Imeri, e cila tha se mosinteresimi i të rinjve për të studiuar gjuhën shqipe vjen si pasojë e mosvlerësimit të profesionit të Mësuesisë.
“Arsyeja e interesimit të pakët për të studiuar gjuhën shqipe në vendin tone vjen nga mundësitë e vogla për punësim, mosvlerësimi dhe ulja e vlerës së mësuesit në sytë e njerëzve. Gjithashtu ka ndikuar në njëfarë mënyre edhe migrimi. E si rezultat i këtyre faktorëve kjo i ka bërë të rinjtë të zgjedhin drejtime të mjekësisë, arkitekturës, e inxhinierisë në mënyrë që të gjejnë punë më lehtë si në vendin tonë por edhe ne migrim”, tha Imeri. Edhe përkundër regjistrimit të studentëve në afatin e parë, në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Universitetin “Kirili dhe Metodi”, ende ka vende të lira për t’u regjistruar. Pas afatit të dytë që ishte më 17 dhe 18 shtator, pason edhe afati i tretë më 27 shtator.
Profesoresha universitare, Ajtene Qamili, thotë për gazetën KOHA se numri i studentëve për vendet e lira po plotësohet këto dy ditë dhe pritet interesim edhe në afatin e tretë, pra më 27 shtator. “Zakonisht në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqiptare numri më i madh i të interesuarve ka qenë në afatin e dytë dhe të tretë të konkurrimit. Edhe kësaj radhe, numri i studentëve po plotësohet këto dy ditë dhe afatin e tretë (më 27 shtator). Është e vërtetë se numri i studentëve ka rënë në këto pesë vitet e fundit, por kjo dukuri është në të gjitha universitetet dhe fakultetet e tjera”, tha Qamili. Ajo shtoi se migrimi, zgjerimi i fakultete, politikat si dhe ulja e natalitetit janë shkaktarët kryesorë për uljen e interesimit të studentëve për të studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare.
“Shkaku i kësaj dukurie janë: migrimi i popullatës e sidomos i rinisë, rritja e numrit të fakulteteve, universiteteve dhe i programeve studimore brenda të njëjtit fakultet, gjë që ndikon të shpërndahen studentët në grupe të vogla, dëshpërimi i rinisë nga politikat ditore që nuk garantojnë punësimin e tyre, pa pasur lidhje të forta partiake si dhe ulja e natalitetit, familjet e sotme bëjnë nga 1 ose 2 fëmijë e rrallë dikush nga 3 fëmijë”, theksoi ajo. Ndryshe, këtë vit pas masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës është rritur interesimi i maturantëve për të studiuar gjuhë shqipe. Një shembull i mire që duhet ndjekur edhe nga institucionet tona shtetërore për ta rritur interesimin e maturanteve dhe për t’i stimuluar që të zgjedhin programin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për të studiuar. (koha.mk)
The post Pse po bie interesimi për studimin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .