PTHP-Shkup: Për Grubin dhe Bajramin do të lëshohet arrest ndërkombëtar

PTHP Shkup do të lëshojë urdhër në polici për shpalljen e fletarrest nacional dhe deklaratë për lëshimin e fletarrest ndërkombëtar për ish-zv. kryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore Prparim Bajrami që ndodhen jashtë shtetit. “Pas vendimeve të Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilat u caktua masa e paraburgimit për dy të dyshuarit […]

dhjetor 17, 2024 - 22:00
 0  4
PTHP-Shkup: Për Grubin dhe Bajramin do të lëshohet arrest ndërkombëtar

PTHP Shkup do të lëshojë urdhër në polici për shpalljen e fletarrest nacional dhe deklaratë për lëshimin e fletarrest ndërkombëtar për ish-zv. kryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore Prparim Bajrami që ndodhen jashtë shtetit.

“Pas vendimeve të Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilat u caktua masa e paraburgimit për dy të dyshuarit në hetimin e përvetësimit në “Llotarinë shtetërore”, të cilët nuk janë në dispozicion të organeve të rendit, Prokuroria Themelore Publike Shkup sonte do të lëshojë urdhërin për publikim në Ministrinë e Punëve të Brendshme i fletarrestit nacional dhe deklaratë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar”, njoftoi Prokuroria Publike Themelore-Shkup.