Publikimi i fotografisë së saj me Daçiqin: Më sulmojnë se kam mendim ndryshe, po e dëmtojnë luftën e UÇK-së

Deputetja e PDK-së, Saranda Bogujevci ka folur në lidhje me publikimin e një fotografie të saj me Ivica Daçiq. Ajo para seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se kjo është e turpshme dhe e rëndë. Sipas saj, këtu i vetmi atakim është ndaj viktimave të luftës së fundit në Kosovë. “Është e turpshme, është e

qershor 4, 2025 - 12:00
 0  7
Publikimi i fotografisë së saj me Daçiqin: Më sulmojnë se kam mendim ndryshe, po e dëmtojnë luftën e UÇK-së
Publikimi i fotografisë së saj me Daçiqin: Më sulmojnë se kam mendim ndryshe, po e dëmtojnë luftën e UÇK-së

Publikimi i fotografisë së saj me Daçiqin: Më sulmojnë se kam mendim ndryshe, po e dëmtojnë luftën e UÇK-së

Deputetja e PDK-së, Saranda Bogujevci ka folur në lidhje me publikimin e një fotografie të saj me Ivica Daçiq.

Ajo para seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se kjo është e turpshme dhe e rëndë.

Sipas saj, këtu i vetmi atakim është ndaj viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Është e turpshme, është e rëndë dhe ky është dëmi më i madh që po i bëhet vendi dhe të kaluarës sonë dhe luftës sonë. Unë në asnjë moment nuk e kam përmend luftën e UÇK-së. Lufta e UÇK-së është ndër më të shenjtat që i kemi, kur individ pastaj duan me sulmu pse ti ke guxim të mendosh ndryshe dhe ti përket një subjekti politik, atëherë i bëjnë sulme të ulëta të tilla por dëmtojnë edhe luftën e UÇK-së por edhe viktima civile”, ka thënë Bogujevci.