Punësimi i grave që vijnë nga vendet rurale në RMV, nuk është prioritet i Qeverisë gjatë punësimit, vlerësoi Revizioni

Enti Shtetëror për Revizion në hulumtimin e kryer në përputhje me Programin vjetor për punë për vitin 2023, ka vlerësuar që gjatë punësimeve të kryera në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur mbështetje për gratë rurale, transmeton Portalb.mk. “Masat dhe aktivitetet që janë marrë nga ana e institucioneve shtetërore përkatëse, për barazi gjinore të grave […]

qershor 21, 2024 - 05:01
 0  7
Punësimi i grave që vijnë nga vendet rurale në RMV, nuk është prioritet i Qeverisë gjatë punësimit, vlerësoi Revizioni
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Enti Shtetëror për Revizion në hulumtimin e kryer në përputhje me Programin vjetor për punë për vitin 2023, ka vlerësuar që gjatë punësimeve të kryera në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur mbështetje për gratë rurale, transmeton Portalb.mk.

“Masat dhe aktivitetet që janë marrë nga ana e institucioneve shtetërore përkatëse, për barazi gjinore të grave të mjediseve rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës, me qëllim përfshirjen e grave nga mjediset rurale në tregun e punës dhe mbajtjen e tyre në mjediset rurale, NUK janë mjaft efikase dhe efektive ”, vlerësoi Revizioni.

Tema e revizionit ishte “Barazia gjinore e grave nga mjediset rurale përmes përfshirjes së tyre ne tregun e punës”. Qëllimi i revizionit ishte të konfirmohet nëse janë zhvilluar masat e politikat për përfshirjen e grave nga vendet rurale në tregun e punës. Ky hulumtim ishte kryer së bashku me institucionet kompetenten nga Shqipëria dhe Kosova, me mbështetjen e “UN Women”

“Në Strategjitë Nacionale për Punësim dhe Planet Aksionale nuk janë paraparë qëllime të veçanta, tregues, masa dhe aktivitete të veçanta të përshtatshme për nevojat e grave nga mjediset rurale për përfshirjen e tyre në tregun e punës”, vlerësoi Revizioni.

Revizioni konstatoi se gratë nga mjediset rurale dhe përfshirja e tyre në tregun e punës, nuk janë prioritete strategjike dhe qëllime të Qeverisë.

Në hulumtimin e publikuar nga Enti Shtetëror i Revizionit, theksohet se institucionet shtetërore përmes burokracisë dhe neglizhencës së tyre, kanë kontribuar në dështimin e këtyre mundësive të vogla.