RMV, u pranua oferta vetëm për 85 përqindëshin e rrymës, për 15 përqindëshin u refuzuan ofertat
EVN Home ka pranuar oferta nga kompani të ndryshme rreth çmimit të energjisë elektrike, ashtu që për 85 përqindëshin e nevojave është pranuar oferta e Shoqatat Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa për 15 përqindëshin tjetër janë refuzuar çmimet, me arsye se janë më të larta sesa çmimi i tregut, transmeton Portalb.mk. “Bordi Drejtues […]
EVN Home ka pranuar oferta nga kompani të ndryshme rreth çmimit të energjisë elektrike, ashtu që për 85 përqindëshin e nevojave është pranuar oferta e Shoqatat Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa për 15 përqindëshin tjetër janë refuzuar çmimet, me arsye se janë më të larta sesa çmimi i tregut, transmeton Portalb.mk.
“Bordi Drejtues i EVN Home mori vendim që ta pranojë ofertën e SHA EMV për 85% të nevojave, ndërsa për nevojat e mbetura prej 15%, ofertat e kompanive nuk u pranuan nga ana e EVN Home për shkak të çmimeve dukshëm më të larta në krahasim me ato të tregut për momentin”, sqaroi EVN.
Oferta e vetme, e pranuar nga EVN Home, është 60 euro për megavat në orë, një ofertë e ardhur nga SH EMV.
“Për 15% të nevojave të Furnizuesit Universal, EVN Home pranoi tre oferta nga kompanitë Duferco MK, EMV Shitje dhe Sole24, me çmime të ofruara që ishin rreth dy herë e gjysmë më të larta në raport me çmimin e ofruar nga SHA EMV për 85% të nevojave”, vlerësoi EVN Home.
EVN ka sqaruar që do të vazhdojë nga 1 korriku të furnizojë me energji elektrike amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.
“Kontrata me Qeverinë për sigurimin e shërbimit universal është nënshkruar më 18.06.2024, pas së cilës vijon procesi i licencimit në Komisionin Rregullator për Energjetikë”, sqaroi EVN-ja.
Çmimi përfundimtar i energjisë elektrike llogaritet duke u përfshirë çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi.
Ndryshe, një grup deputetësh të koalicionit “Maqedonia juaj”, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sot (20 qershor) kanë dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për energjetikë, në procedurë të shkurtuar, me synim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.
Ndryshimi i fundit i çmimit të energjisë elektrike ishte në janar të këtij viti. Sipas vendimit të KRRE-së, energjia elektrike për ekonomitë familjare u ul me 5,16 përqind nga 1 janari për bllokun e parë, për bllokun e dytë dhe tarifa e lirë mbeti e njëjtë, për bllokun e tretë u shtrenjtua me 2,88, ndërsa për blloku i katërt me 1. 86 përqind. Për të gjitha amvisëritë u vendos tarifa për qasje në rrjet prej 200 denarë në muaj.
- LEXO: Mickoski paraqiti ndryshime në Ligjin për energjetikë që duhet të parandalojnë rritjen e çmimit të rrymës
- LEXO: Bislimoski: Javën e ardhshme do të kemi informata më konkrete për çmimin e rrymës pas 1 korrikut
- LEXO: Nga sot në RMV rrymë më të lirë në bllokun e parë për 5,16 përqind, shtrenjtim minimal në bllokun e tretë dhe të katërt