Pushteti në RMV duhet të përfshijë shoqërinë civile më tepër në vendmimmarje, apeloi Komisioni Evropian
Organizatat e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut edhe pse veprojnë në një mjedis në përgjithësi të mirë, megjithatë pushteti duhet të përfshijë ata në politikëbërje më shumë. Kjo mes tjerash theksohet në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024 mbi në rrugën e RMV-së drejt Bashkimit Evropian. Portalb.mk analizoi raportin se çfarë thuhet për shoqërinë civile. Komisioni Evropian thotë […]
Organizatat e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut edhe pse veprojnë në një mjedis në përgjithësi të mirë, megjithatë pushteti duhet të përfshijë ata në politikëbërje më shumë. Kjo mes tjerash theksohet në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024 mbi në rrugën e RMV-së drejt Bashkimit Evropian. Portalb.mk analizoi raportin se çfarë thuhet për shoqërinë civile.
Komisioni Evropian thotë se qeveria duhet të shtojë përpjekjet e saj për të integruar angazhimin e shoqërisë civile në fushat prioritare dhe në aktivitetet e konsultimit.
Sipas KE-së, OJQ-të kanë mundësinë të informohen dhe të marrin pjesë në Këshillin për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, Këshillit Kombëtar për Integrim në BE dhe Këshillit për Partneritet të Qeverisjes së Hapur.
Më tutje thuhet se nevojiten përpjekje urgjente për rifillimin e aktiviteteve të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile.
“Ekziston nevojë urgjente për të zhvilluar një qasje të qëndrueshme për përfshirjen e OJQ-ve në politikëbërje në nivel kombëtar dhe lokal, dhe për të rindërtuar besimin dhe bashkëpunimin midis palëve të interesuara dhe për të riaktivizuar këtë kanal të rëndësishëm”, thuhet në Raport.
Krahas transparencës për financimin e shtetit për OJQ-të, KE-ja thotë se zbatimi i duhur i kuadrit ligjor dhe financiar ekzistues kërkon strukturë të qartë institucionale për bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe zbatimin si dhe monitorimin e strategjisë së qeverisë për bashkëpunimin me shoqërinë civile 2022-2024.
“Kornizat ligjore dhe financiare ekzistuese ende duhet të ndryshohen dhe zbatohen, veçanërisht për të siguruar mekanizma të qëndrueshëm për ofrimin e financimit publik transparent për OJQ-të”, thotë Raporti.
Ndër të tjera raporti thekson se shoqëria civile vazhdon të përfitojë nga ndihma kyçe e BE-së, e cila u ofron atyre mundësi për t’u rritur dhe zhvilluar në një mjedis të favorshëm.
KE-ja theksoi se OJQ-të vijuan të jenë të zëshme dhe të punojnë në luftën kundër dezinformatave, gjuhës së urrejtjes, medias, të drejtave të njeriut dhe të tjera.
Vërejte të njëjta KE-ja për shoqërinë civile pati edhe në raportin e kaluar.
Raporti i Komisionit Evropian mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian u publikua me 30 tetor 2024. Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.
Portalb.mk ka publikuar gjetjet e raportit për disa fusha të cilat mund t’i lexoni KËTU.