Mexhiti takoi ambasadorin e sapoemëruar bullgar, Zhelasko Radukov

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë në Shkup, Zhelasko Radukov. Mexhiti, siç bëjnë të ditur nga ministria, ambasadorit bullgar i uroi emërimin në detyrën e re në vendin tonë dhe i dëshiroi punë të suksesshme, si dhe vazhdimin […]

tetor 17, 2024 - 04:00
 0  8
Mexhiti takoi ambasadorin e sapoemëruar bullgar, Zhelasko Radukov

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë në Shkup, Zhelasko Radukov.

Mexhiti, siç bëjnë të ditur nga ministria, ambasadorit bullgar i uroi emërimin në detyrën e re në vendin tonë dhe i dëshiroi punë të suksesshme, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat në interes të dy vendeve.

“Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për dialog të hapur, shkëmbim tregtar nga dy vendet, përmes vullnetit pozitiv dhe qëllimeve të mira”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Radukov është emëruar në këtë detyrë muajin e kaluar, ndërsa zëvendëson ambasadorin shumëvjeçar të Bullgarisë në Shkup, Angell Angellov.