Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi gjatë kësaj të hëne. Sipas mediave ruse, shkarkimi nga posti i ministrit rus të transportit, Roman Starovoit, çoi këtë të fundit në ndërmarrjen e aktit fatal për jetën, atë të vetëvrasjes. Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi mëngjesin e sotëm shkarkimin e Starovoit nga detyra, ndërsa zëvendësi i […]

Korrik 7, 2025 - 19:00
 0
Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi gjatë kësaj të hëne. Sipas mediave ruse, shkarkimi nga posti i ministrit rus të transportit, Roman Starovoit, çoi këtë të fundit në ndërmarrjen e aktit fatal për jetën, atë të vetëvrasjes.

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi mëngjesin e sotëm shkarkimin e Starovoit nga detyra, ndërsa zëvendësi i tij, Andrey Nikitin, u emërua si ministër i përkohshëm.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi për gazetarët se shkarkimi i Starovoit “nuk ishte për shkak të mungesës së besimit”, por nuk dha ndonjë arsye tjetër për largimin e tij.

Trupi i pajetë i ish-ministrit u gjet brenda një makine, ndërsa në trupin  tij u konstatua një plagë me armë zjarri.

Starovoit u emërua ministër i transportit në maj 2024, pasi kaloi pothuajse pesë vjet si guvernator i rajonit Kursk në kufi me Ukrainën. Disa muaj pasi ai la rolin e tij si guvernator, trupat ukrainase kaluan kufirin në Kursk, ndërsa Kievi nisi inkursionin më të madh të huaj në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore.