“Pyete babin tënd! S’mund të flisni për dinjitet kombëtar”, Përplasje e ashpër mes Zejdit dhe Shaqirit në Kuvend
Gjatë seancës në Kuvend për votimin e zv/ministrave pati debat të ashpër mes deputetit të koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri dhe deputetit të Frontit Europian, Skender Rexhepi-Zejd, shkruan TV21. Shaqiri në replik ndaj Zejdit tha se ai nuk ka të drejtë të flet për identitet kombëtar pasi veten e identifikon me nofkë, e jo me emrin […] The post “Pyete babin tënd! S’mund të flisni për dinjitet kombëtar”, Përplasje e ashpër mes Zejdit dhe Shaqirit në Kuvend appeared first on InfoShqip.com.
Gjatë seancës në Kuvend për votimin e zv/ministrave pati debat të ashpër mes deputetit të koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri dhe deputetit të Frontit Europian, Skender Rexhepi-Zejd, shkruan TV21. Shaqiri në replik ndaj Zejdit tha se ai nuk ka të drejtë të flet për identitet kombëtar pasi veten e identifikon me nofkë, e jo me emrin e tij, ndërsa tha se nuk mund të flasë edhe për legjitimitet pasi ka ndërruar partinë dhe tani po i shërben BDI-së. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Zejdit, i cili tha se çështja e ndryshimit të partive është realitet dhe se duhet ta pyes babanë e tij, Hysni Shaqirin se sa parti ka ndërruar në karrierën e tij politike.
“Shumë pak e keni të drejtën ju të mbani ligjërata këtu për dinjitetin kombëtar sepse një njeri që nuk e identifikon vetveten me emrin e vet, nuk mund të presësh nga ai dinjitet kombëtar, ndërsa sa i përket legjitimitetit, dy frontmenët që ju shoh që jeni këtu vazhdimisht dhe mbani diskutim sa i përket legjitimitetit, është mirë që t’i parashtroni vetes se në cilat subjekte politike keni fituar fillimisht legjitimitetin dhe ku jeni tani. Ju legjitimitetet politike i keni filluar si rezultat i subjekteve të tjera politike, tani jeni në shërbim të BDI-së”, tha Rijad Shaqiri.
“Fol për mua dhe personalitetin tim. Jam krenar edhe me emrin edhe me llagapin, edhe me përkatësinë politike, nëse do merru me argumente, mos u merr me çështje personale se, pyete babin tënd sa parti ka ndryshuar deri sa erdh aty ku ishte, pyete thjesht, ai ta jep përgjigje tjetër”, theksoi Skender Rexhepi-Zejd./tv21.tv
VIDEO
The post “Pyete babin tënd! S’mund të flisni për dinjitet kombëtar”, Përplasje e ashpër mes Zejdit dhe Shaqirit në Kuvend appeared first on InfoShqip.com.