Qeveia: LSDM-ja dezinformon, s’kemi emëruar zëvendësdrejtor në burgun e Idrizovës
Pas akuzave të LSDM-së në adresë të kryeministrit Hristijan Mickoski se po emëron në pozita udhëheqëse në burgje, persona që kanë qenë të dënuar me burg, ka reaguar Qeveria e cila i ka quajtur dezinformata pretendimet e partisë opozitare LSDM. “Lidhur me konferencën për media të partisë politike LSDM, veçojmë si në vijim: Kishte një […]
Pas akuzave të LSDM-së në adresë të kryeministrit Hristijan Mickoski se po emëron në pozita udhëheqëse në burgje, persona që kanë qenë të dënuar me burg, ka reaguar Qeveria e cila i ka quajtur dezinformata pretendimet e partisë opozitare LSDM.
“Lidhur me konferencën për media të partisë politike LSDM, veçojmë si në vijim:
Kishte një propozim të tillë për të emëruar u.d zëvendësdrejtor i burgut të Idrizovës, por pas kontrolleve shtesë nuk është pranuar.
Ky person nuk do të marrë detyrën, ndërsa në seancën e ardhshme të Qeverisë do të ketë emërim të ri në këtë post.
Sa i përket drejtorit të burgut në Prilep, ekziston prezumimi i pafajësisë për secilin individ, ekzistimi i kallëzimit penal pa aktgjykim të formës së prerë nuk është garanci për vepër të kryer.
I bëjmë thirrje LSDM-së që të mos spekulojë dhe dezinformojë opinionin”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Më herët, Metodija Ilievski nga LSDM-ja deklaroi në konferencë për media se, me vendim të kryeministrit Hristijan Mickoski, në burgun e Idrizovës është emëruar u.d. drejtor i burgut Ibrahim Elezi nga VLEN