Qeveria bën disa ndryshime kadrovike në eshalonin e tretë
Në seancën e Qeverisë sot janë miratuar dhjetëra zgjidhje kuadrovike. Partneri i koalicionit i VMRO-DPMNE-së, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, nga 1 gushti do të jetë koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit. Koordinatore kombëtare për reformat në arsimin e lartë është emëruar Sollza Gërçeva. Edhe Blerant Ramadani është […] The post Qeveria bën disa ndryshime kadrovike në eshalonin e tretë appeared first on InfoShqip.com.
Në seancën e Qeverisë sot janë miratuar dhjetëra zgjidhje kuadrovike.
Partneri i koalicionit i VMRO-DPMNE-së, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, nga 1 gushti do të jetë koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit. Koordinatore kombëtare për reformat në arsimin e lartë është emëruar Sollza Gërçeva.
Edhe Blerant Ramadani është emëruar koordinator për zbatimin e teknologjive të reja. Faton Fazliu do të drejtojë Administratën për Mbajtjen e Librave amë të Lindjes, ndërsa Kujtim Ibishi – Administratën për Inteligjencë Financiare. Drejtoresha e re e Arkivit Shtetëror do të jetë profesoresha Natasha Kotllar. Në të njëjtën kohë, Qeveria ka shkarkuar edhe drejtorin aktual të Fondit për Inovacion, Festim Halilin dhe në vend të tij do të jetë Nikolla Dodov.
Behar Emini nga VLEN është emëruar në poatin e drejtorit në Fondin për Sigurimin e Depozitave, ndërsa nga kjo pozitë u shkarkua drejtori i deritanishëm Amir Shabani.
Nga Inspektorati për përdorimin e gjuhëve është shkarkuar Fatmir Iseni dhe në vend të tij është emëruar Arsim Idrizi.
Ndryshime ka edhe në Trupin revizues për revizion të instrumentit për ndihmë paraqasëse. Adem Curri është shkarkuar nga posti i kryerevizorit dhe në vend të tij është emëruar Afrona Vërzivolli.
Nga Agjencia për rezerva të naftës është shkarkuar Ulusi Bekiri, ndërkaq në vend të ij, si drejtor është emëruar Nexhmedin Sadiku.
Është shkarkuar edhe Xhemail Jusufi nga drejtor në Inspektoratin për pylltari, dhe në vend të tij është emëruar Bejtulla Kamberi.
Ndërkaq, Qeveria ka shkarkuar Mirsad Ibraimin nga posti i drejtorit të Institucionit Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e klinikave universitare, Entit dhe Qendrës Urgjente – Shkup.
Në vend të tij, është emëruar Bashkim Bakiu.
The post Qeveria bën disa ndryshime kadrovike në eshalonin e tretë appeared first on InfoShqip.com.