Venezuela: Hakerët maqedonas u përpoqën të manipulonin rezultatet e zgjedhjeve
Prokuroria e Venezuelës pretendon se një sulm kibernetik i kryer nga Maqedonia e Veriut ka ndikuar në transmetimin e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale. Sipas kryeprokurorit të Venezuelës, Tarek Ëilliam Saab, u bë një përpjekje për të manipuluar rezultatet, por dështoi. “Qëllimi ishte të përziheshin raportet reale. Ne gjetëm dhe identifikuam udhëheqësin kryesor – Lester […] The post Venezuela: Hakerët maqedonas u përpoqën të manipulonin rezultatet e zgjedhjeve appeared first on InfoShqip.com.
Prokuroria e Venezuelës pretendon se një sulm kibernetik i kryer nga Maqedonia e Veriut ka ndikuar në transmetimin e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale. Sipas kryeprokurorit të Venezuelës, Tarek Ëilliam Saab, u bë një përpjekje për të manipuluar rezultatet, por dështoi.
“Qëllimi ishte të përziheshin raportet reale. Ne gjetëm dhe identifikuam udhëheqësin kryesor – Lester Toledo,” tha Saab.
Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Ëilliam Saab, ka shpallur hetim penal kundër lideres së opozitës Maria Corina Machado, duke e akuzuar atë për koordinimin e një sulmi kompjuterik ndaj Këshillit Kombëtar Zgjedhor nga Maqedonia e Veriut gjatë zgjedhjeve presidenciale në vend.
“Rezultatet e zonave individuale do të publikohen së shpejti në faqen e Komisionit Zgjedhor”, tha Prokuroria.
Pas votimit të dielën, Komisioni Zgjedhor shpalli fitoren e presidentit autoritar Nicolas Maduro me 51.2% të votave. Kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez, sipas Komisionit Zgjedhor, ka marrë 44.2% të votave.
Opozita në Venezuelë nuk i njeh rezultatet dhe akuzon qeverinë për mashtrim zgjedhor. Dyshime në rezultatet zyrtare u shprehën edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe një sërë vendesh të Amerikës Latine. Sipas sondazheve të opinionit publik, para zgjedhjeve parashikohej një fitore e qartë e opozitës.
Në Venezuelë ka pas Protesta të dhunshme. Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve që po e kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën. Mijëra njerëz qëndruan në kryeqytetin Caracas të hënën mbrëma, e më pas u nisën drejt objektit presidencial, pasi presidenti Nicolas Maduro deklaroi se i ka fituar bindshëm zgjedhjet, ka raportuar BBC.
Një prani e madhe e ushtararëve dhe policëve ishte në rrugët e Caracasit me qëllim që t’i shpërndanin protestuesit, teksa ata thërrisnin “Liri, Liri!”
Opozita e ka kundërshtuar shpalljen e fitores së Maduros, duke e cilësuar atë si fitore të rreme, derisa ka deklaruar se fitues i zgjedhjeve është kandidati Edmundo Gonzalez, me 73.2 për qind të votave.
Maqedonia e Veriut ishte e njohur për një temë të ngjashme në mediat botërore disa vite më parë, kur një grup nga Velesi u akuzua se ndihmoi në zgjedhjen e Trump në Shtetet e Bashkuara. /SHENJA/
The post Venezuela: Hakerët maqedonas u përpoqën të manipulonin rezultatet e zgjedhjeve appeared first on InfoShqip.com.