Qeveria e Maqedonisë së Veriut i miratoi rekomandimet për katër qytetet në lidhje me temperaturat e larta
Në seancën e 25-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratuan katër rekomandime deri te qytetarët dhe punëdhënësit në lidhje me temperaturat e larta për nesër, transmeton Portalb.mk. Kjo mbledhje është mbajtur me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila edhe i propozoi rekomandimet. Ata theksuan që Drejtoria për punë hidrometeorologjike ka paralajmëruar që […]
Në seancën e 25-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratuan katër rekomandime deri te qytetarët dhe punëdhënësit në lidhje me temperaturat e larta për nesër, transmeton Portalb.mk.
Kjo mbledhje është mbajtur me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila edhe i propozoi rekomandimet.
Ata theksuan që Drejtoria për punë hidrometeorologjike ka paralajmëruar që nesër dhe pasnesër në Gjevgjeli, Bogdanci, Vallandovë dhe Dojran do të ketë fazë të portokalltë për shkak temperaturave të larta.
Në këta qytete duhet të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të moshuarit mbi 60 vjet, mos të ketë aktivitete fizike nëpër çerdhe dhe mos të nxjerrën fëmijët jashtë prej orës 11:00 deri në ora 17:00.
Ndër të tjera u rekomandua që njësit e vetëqeverisje lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendra për punë sociale të angazhohen në ndihmën e personave të vetmuar, të moshuarve dhe të pastrehëve. Punëdhënësit duhet të respektojnë rekomandimet ligjore në lidhje me shëndetin e punëtorëve nga fusha të ndjeshme.
Ndërkohë në rajonin e Shkupit dhe Vardarit është planifikuar faza e verdhë.