Qeveria e RMV-së miratoi ndërrimin e kompresorëve në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup
Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u vendos të sigurohen pajisje të reja të kompresorëve Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” – Shkup, si dhe të bëhet dislokimi i stacionit qëndror. Institutet shëndetësore publike dhe klinikat universitare dhe qendrat publike të dorëzojnë plan operativ për aktivitetet e tyre, thuhet në […]
Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u vendos të sigurohen pajisje të reja të kompresorëve Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” – Shkup, si dhe të bëhet dislokimi i stacionit qëndror. Institutet shëndetësore publike dhe klinikat universitare dhe qendrat publike të dorëzojnë plan operativ për aktivitetet e tyre, thuhet në kumtesën e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.
Ministria e Shëndetësisë informon se në mbledhjen e sotme, Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Informatat për gjendjen në klinikat kirurgjikale në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” – Shkup lidhur me problemin me stacionin e kompresorit, si dhe për aktivitetet dhe masat e marra deri tani për të kapërcyer të njëjtat.
Më tej, nga ky institucion informojnë se në mbledhjen e sotme, Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar “informatat për gjendjen në klinikat kirurgjikale në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” – Shkup lidhur me problemin me stacionin e kompresorit, si dhe për aktivitetet dhe masat e marra deri tani për të kapërcyer të njëjtat.”
Në kumtesë për media, Ministria e shëndetësisë informon Qeveria ka miratuar ndërimin e pajisjeve dhe se do duhet të dorëzohet plan operativ nga institucionet publike në fushën e shëndetësisë.
“Institucionet publike në fushën e shëndetësisë, për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikave universitare, institutit dhe qendrës urgjente Shkup të bëhet ndërrimin e pajisjeve të stacionit qendror të kompresorit me pajisje të reja, si dhe zëvendësimi i instalimit dhe dislokimi i stacionit qendror të kompresorit.
Institucionet publike shëndetësore për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikave universitare, institutit dhe qendrës urgjente Shkup, në afat prej një jave, t’i dorëzojnë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut plan operativ për realizimin e aktiviteteve”, qëndron në kumtesë.
Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale.
- LEXO: Prokuroria do ta hetojë mosfunksionimin e sallave të operacionit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”
- LEXO: Kolapsi i Qendrës Klinike ka mbingarkuar Spitalin e Qytetit: 150 operime urgjente të kryera për 10 ditë
- LEXO: Në kompleksin e klinikës “Nëna Terezë” në Shkup, ende kundërmon erë e keqe, por askush nuk e di pse