SHGM: Malltretimet dhe kërcënimet ndaj Xhundevës dhe gazetarëve të tjerë janë të papranueshme

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, denoncuan gjuhën e urrejtjes kundrejt gazetarëve, në veçanti ndaj grave dhe të njëjtën e dërguan tek ambasadat dhe organizatat e huaja në vend. Rasti i fundit i regjistruar ishte ndaj koleges Lepa Xhundeva, nga ana e […]

qershor 7, 2024 - 01:01
 0  5
SHGM: Malltretimet dhe kërcënimet ndaj Xhundevës dhe gazetarëve të tjerë janë të papranueshme
Media, gazetarë, gazetari. televizion, kamera, foto: Suad Bajrami

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, denoncuan gjuhën e urrejtjes kundrejt gazetarëve, në veçanti ndaj grave dhe të njëjtën e dërguan tek ambasadat dhe organizatat e huaja në vend. Rasti i fundit i regjistruar ishte ndaj koleges Lepa Xhundeva, nga ana e drejtuesit televiziv Bogdan Ilievski, transmeton Portalb.mk. Aktet kërcënuese ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias paraqesin vepra penale që dënohen me burg.

Shoqata e Gazetarëve të Madonisë (ShGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGPM) shprehin shqetësimin për gjuhën e urrejtjes kundër gazetarëve, veçanërisht gazetareve, në rrjetet sociale në vend. Ky trend shqetësues paraqet një kërcënim serioz për lirinë e mediave dhe minon vlerat dhe parimet demokratike që Maqedonia dhe partnerët e saj ndërkombëtarë i mbështesin. Përveç kësaj, presione të tilla krijojnë një ndjenjë pasigurie dhe shkaktojnë autocensurë në hapësirën mediatike.

ShGM dheSPGPM sot i kanë dërguar një letër të përbashkët ambasadave dhe organizatave të huaja në vend me shqetësim të veçantë në kontekstin e kërcënimeve dhe sulmeve në internet ndaj gazetareve femra.

“Rasti i fundit i rëndë i kërcënimeve dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale ka qenë me kolegen Lepa Xhundeva nga TV 24, e lidhur me intervistën e saj me deputetin grek Sirigos. Një pjesë e kësaj interviste, të nxjerrë jashtë kontekstit, e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Bogdan Ilievski, drejtues televiziv i një emisioni të mbrëmjes, i cili ka nxitur gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet që mund të çojnë në dhunë. Disa media online si Off.net.mk vazhduan fushatën shpifëse kundër Xhundevës, duke shfrytëzuar imazhin e saj në rrjetet sociale, e cila më tej provokoi ofendime personale, thirrje për nënçmim si dhe kërcënime eksplicite për jetën e gazetares nga palët e treta këto postime.

Për këtë rast, ShGM dje përmes përfaqësuesit ligjor në emër të koleges Xhundeva ka dorëzuar kërkesë zyrtare për procedim penal në Departamentin për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë Digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Prandaj, i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që urgjentisht të ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti, ndërsa nga Prokuroria Publike presim ndjekje të shpejtë dhe dënime rigoroze për ata që publikojnë kërcënime për jetën e punonjësve të mediave.

ShGM dheSPGPM kujtojnë se kërcënimet online dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale mund të përfaqësojnë një kërcënim serioz për sigurinë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga kërcënimet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, sepse veprime të tilla paraqesin vepra penale që mund të rezultojnë me dënime me burg.” thuhet në kumtesën e SHGM-së.