Qeveria e RMV-së taktizon me letrën deri te BE-ja

Qeveria taktizon me letrën të cilën e paralajmëroi se do të dërgohet deri te BE me propozime se si të zhbllokohet procesi i eurointegrimeve. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ende po bëhen analiza dhe se hapa të përshpejtuar do të mund të jenë veprim i keq. Ai kërkoi pak durim, që të “mundemi me kokë […]

tetor 21, 2024 - 01:00
 0  5
Qeveria e RMV-së taktizon me letrën deri te BE-ja
Hristijan Mickoski, foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Qeveria taktizon me letrën të cilën e paralajmëroi se do të dërgohet deri te BE me propozime se si të zhbllokohet procesi i eurointegrimeve. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ende po bëhen analiza dhe se hapa të përshpejtuar do të mund të jenë veprim i keq. Ai kërkoi pak durim, që të “mundemi me kokë të ftohtë të bëjmë gjumë dhe të sjellim vendim të duhur”, shkruan Dojçe vele, njofton Portalb.mk.

“Gjithçka është në qarkullim. Këtë fundjavë do të udhëtojë për në Austri, do të jem pjesë e një ngjarjeje në Salzburg, pastaj do të kem takime me përfaqësues të lartë të Qeverisë austriake – presidentin dhe ministrin e Punëve të Jashtme. Atje së shpejti kishte zgjedhje, madje në vijim është formimi i qeverisë së re. Do të shohim se si do të jetë me kryeministrin aktual, pastaj vjen ryetarja e KE-së, madje kemi takim të Komunitetit politik evropian në Budapest më 7 nëntor, kështu që le të bëhet një analizë t shohim se si e gjithë kjo do të funksionojë. Nëse në këtë mënyrë e arrijmë qëllimin, unë nuk do të shpejtoja me miratim”, tha Mickoski gjatë vizitës në lagjen Hasanbeg të Shkupit.

Kryeministri disa herë në periudhën e kaluar paralajmëroi se përmes kanaleve të ndryshme institucionale do t’i drejtohet dhe do të punojë me Komisionin Evropian dhe me partnerët për gjetje të zgjidhjes, e cila do të jetë dinjitoze dhe në pajtueshmëri me interesat nacionale.

Para dy ditësh, Mickoski pas vizitës në Berlin, tha se ka dilemë se nëse ta shkruajë letrën deri te BE-ja me propozime se si të vazhdojnë negociatat e inkuadrimit, pas takimeve të cilat i ka pasur në Samitin e Procesit të Berlinit. Atje personalisht i ka njoftuar të gjithë me përmbajtjen e letrës, por nuk i zbuloi hollësitë për opinionin.

Lidhur me deklaratën e nënpresidentes bullgare Ilijana Jotova, e cila u bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë “t’i lexojnë vlerat evropiane me mirëkuptim më të madh”, Mickoski thotë se ekzistojnë, për fat të keq, vende-anëtare të BE-së të cilat nuk i respektojnë vlerat evropiane.

“Ne si shtet i respektojmë dhe veprojmë, në qoftë se ekzistojnë aktvendime të tilla nga institucioni i cili është përgjegjës të sjellë vendime për respektim dhe mosrespektim të së drejtave të njeriut, ajo është Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Për fat të keq, kemi vende-anëtare në Evropë të cilat kanë dhjetëra aktvendim të cilat nuk i respektojnë. Supozoj se kjo do të vlejë edhe për vendet-anëtare të cilat duhet përfundimisht t’i respektojnë dhe të cilat pengohen para sanksioneve të mundshme për respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Mickoski.

Ai potencoi se ka 14 aktvendime të tilla për komunitetin maqedonas në Bullgari. “U bëjë thirrje këta të njëjtit të cilët na japin neve këshillë që t’i këshillojnë edhe autoritetet bullgare që të mund të lejojnë që komuniteti maqedonas të paktën të organizohet në organizata joqeveritare. Sa kam informata, Bullgaria si shtet është nënshkruese e Rezolutës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Mickoski.

Jotova në një ngjarje në Qystendil, u ka bërë thirrje “kolegëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut që t’i lexojnë me vëmendje më të madhe vlerat evropiane”, për shkak se atëherë, kur do të fillojnë negociatat e vërteta për inkuadrim në BE, “ka një kapitull të parë, themelor, e ai quhet ‘Të drejta themelore'”. “Ato të drejta themlore kalojnë nëpër gjithë procesin negociues dhe nëse ka të paktën një shtet, i cili mendon se nuk respektohen të drejtat e njeriut, posaçërisht ato të përfaqësuesve të kombeve dhe popujve të ndryshëm, ai proces asnjëherë nuk do tëpërfundojë”, ka thënë Jotova.

Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e minoritetit bullgar në të. Deri më tani, ky proces është anashkaluar. Qeveria ka propozuar që edhe nëse i bënë ato, të jenë me zbatim të prolonguar, një ide kjo që është përjashtuar nga Bashkimi Evropian.

Kujtojmë se, në raport me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Në prill dhe maj të këtij viti, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin 6 miliardë euro nga Brukseli, ashtu që 750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë do të jetë shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.