Bastisje në Kumanovë dhe Shkup, dyshime për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore të RMV
Mëngjesin e sotëm policia ka bastisur disa shtëpi për shkak të dyshimeve për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Policia ka bastisur shtëpitë e ish zv/kryeministrit Artan Grubi dhe shtëpinë e ish drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami, transmeton Portalb.mk. Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, siç ka njoftuar […]
Mëngjesin e sotëm policia ka bastisur disa shtëpi për shkak të dyshimeve për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Policia ka bastisur shtëpitë e ish zv/kryeministrit Artan Grubi dhe shtëpinë e ish drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami, transmeton Portalb.mk. Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, siç ka njoftuar qysh mbrëmë vet ai, ndodhet për vizitë familjare në Kosovë. Në shtëpi nuk është gjetur as i dyshuari Përparim Bajrami.
Nga MPB, për Portalb.mk, kanë vërtetuar lajmin dhe kanë informuar se më shumë detaje do të zbulojë sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në konferencë për media ora 15. Lajmi konfirmohet edhe nga Prokuroria Publike, nga aty thonë se “po ndërmerren të gjitha veprimet nga ana e Prokurorisë Themelore Shkup dhe se do të njoftojnë për detaje shtesë.”
Artan Grubi, së fundmi, është tërhequr nga jeta publike, pas shpalljes së emrit të tij në Listën e Zezë amerikane. Me këtë rast, në njoftimin zyrtar të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Artan Grubi bashkë me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti janë të përfshirë në korrupsion në procesin gjyqësor të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut, i cili gjithashtu është në Listën e Zezë.
Kujtojmë se Komisioni Evropian në Raportin e fundit të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, vendin e vlerësoi pa asnjë përparim në fushën e korrupsionit.
- LEXO: Prokuroria ka formuar lëndë për Artan Grubin, Enver Bexhetin dhe të tjerët që janë në Listën e zezë amerikane
- LEXO: Trembëdhjetëshja e zezë e Listës së zezë: Cilat figura publike nga RMV-ja janë të padëshiruar në Amerikë
- LEXO:Ambasadorja amerikane në RMV: Lista e zezë e SHBA-së është dinamike dhe e hapur për emra të rinj
- LEXO: Raporti i progresit për RMV-në: Asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit, shqetësues vjetërimi i veprave penale
- LEXO: Brukseli mesazh direkt pushtetit: E keqpërdorni flamurin evropian, ndryshimet e Kodit s’kanë lidhje me BE