Qeveria me njoftim të ri për operatorin e ri celular – “Grupi AiG”
Ka mbërritur letër me qëllime nga “Grupi 4iG”. Operatori ka shprehur interes për të analizuar kushtet për hyrjen në tregun e telekomunikimit në vend dhe për ofrimin e shërbimeve në The post Qeveria me njoftim të ri për operatorin e ri celular – “Grupi AiG” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ka mbërritur letër me qëllime nga “Grupi 4iG”. Operatori ka shprehur interes për të analizuar kushtet për hyrjen në tregun e telekomunikimit në vend dhe për ofrimin e shërbimeve në telefoninë celulare dhe fikse, njoftoi Qeveria.
Siç informoi ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në seancë qeveritare, iniciativa është në përputhje me strategjinë e “Grupit 4iG” për të zgjeruar praninë e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Lidhur me qëndrimin e Qeverisë për rritjen e konkurrencës dhe uljen e çmimeve të shërbimeve të telefonisë celulare dhe fikse, ministri i Transportit informoi se është marrë një letër me qëllime nga operatori i “Grupit 4iG”. Ky i fundit është operatori i dytë më i madh i telekomunikimit në Hungari dhe një integrues kryesor i sistemit të IT, me një portofol investimesh në rritje në industrinë e hapësirës dhe mbrojtjes. Në vitin 2022, “Grupi 4iG” zgjerohet në tregjet e telekomunikimit të Ballkanit Perëndimor, duke krijuar pozicione të rëndësishme në Mal të Zi dhe Shqipëri duke nisur markën e vet të telekomunikimit – ONE, bën të ditur shërbimit për media i Qeverisë.
The post Qeveria me njoftim të ri për operatorin e ri celular – “Grupi AiG” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .