Qeveria miraton Strategjinë 2025–2028 për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Strategjinë për Forcimin e Kapaciteteve për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë për periudhën 2025–2028, e shoqëruar me The post Qeveria miraton Strategjinë 2025–2028 për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 17, 2025 - 20:30
 0  6
Qeveria miraton Strategjinë 2025–2028 për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Strategjinë për Forcimin e Kapaciteteve për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë për periudhën 2025–2028, e shoqëruar me Planin përkatës të Veprimit, trasmeton Flaka

Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, deklaroi se miratimi i kësaj strategjie është një hap konkret në drejtim të fuqizimit të institucioneve shtetërore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor i Qeverisë. Sigurimi i kushteve dhe forcimi i kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është në qendër të përpjekjeve tona”, theksoi Fetai.

Strategjia parasheh një qasje të strukturuar dhe sistematike për të rritur efikasitetin e institucioneve në zbulimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Një ndër elementët kyç është krijimi i Këshillit Kombëtar për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë, i cili do të ketë rol mbikëqyrës dhe koordinues për zbatimin e suksesshëm të strategjisë.

“Një strategji, sado e mirë, mbetet vetëm dokument nëse nuk shoqërohet me zbatim efektiv. Për këtë arsye po forcojmë mekanizmat e monitorimit dhe themelimin e Këshillit Kombëtar si garant i funksionimit real të saj,” shtoi më tej Fetai.

Kabineti i zëvendëskryeministrit do të ketë rol qendror në koordinimin institucional dhe do të garantojë angazhim të vazhdueshëm për realizimin e kësaj strategjie.

Miratimi i këtij dokumenti shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së llogaridhënies, sundimit të ligjit dhe rikthimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme në shërbim të qytetarëve. Flaka Media

The post Qeveria miraton Strategjinë 2025–2028 për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .