Qeveria solli vendim të ndalohet bixhozi online në Maqedoninë e Veriut
Në seancën e sotme të Qeverisë është sjellë vendimi për realizimin e interpretimit nga Kuvendi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për online kazin, me këtë edhe ndalimin e bixhozit online në shtet, transmeton Portalb.mk. “I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe […]
Në seancën e sotme të Qeverisë është sjellë vendimi për realizimin e interpretimit nga Kuvendi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për online kazin, me këtë edhe ndalimin e bixhozit online në shtet, transmeton Portalb.mk.
“I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera. E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla. Mungesën e një procedure të qartë, Qeveria e kaluar me vetëdije e ka shfrytëzuar për të krijuar kompani të reja e të reja të bixhozit online dhe internet”, shkroi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.
Kuvendi më 11 shtator përfundoi debatin për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të parë, të propozuar nga deputetë nga Fronti Evropian, dhe me 64 vota “për” dhe 13 “kundër” konstatuan se nuk është i pranueshëm dhe se nuk mund të jepet për lexim të mëtejshëm.
Ndryshe, Ligji për lojërat e fatit i propozuar nga koalicioni Fronti Evropian, më 12 gusht u largua nga rendi i ditës i seancës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Kjo ndodhi pas miratimit të propozimit për interpretim autentik të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërave zbavitëse që u propozua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Ndryshimet ligjore parashihnin që lokalet afariste në të cilat organizohen lojërat e fatit në bastore dhe në klubin e automateve, lotaria në ambiente të mbyllura dhe lojërat elektronike të fatit duhet të vendosen në një distancë prej jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme.
- LEXO: Ligji për lojërat e fatit, 64 deputetët e Kuvendit përmes votimit konstatuan se ky ligj nuk është i pranueshëm
- LEXO: Ligji për lojërat e fatit u largua nga rendi i ditës në Kuvendin e RMV-së, VMRO-ja parashtroi interpretim autentik të ligjit
- LEXO: Kuvendi konfirmon: Ligji i lojërave te fatit nuk ka marrë mbështetje te mjaftueshëm nga deputetët dhe nuk është miratuar