Qeveria vendosi që NTP Shkup të përdorë naftën e shtetit për funksionimin e transportit publik

Qeveria sot ka mbajtur diskutim të jashtëzakonshëm për mungesën energjensëve për transportin publik në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë të cilit është konstatuar gjendja e keqe dhe mungesë e derivateve për nevojat e Ndërmarrjes së Transportit Publik. Në mbledhje u konstatua se ka krizë në furnizimin me energji termike në zonën e qytetit të […]

Nëntor 21, 2024 - 19:00
 0  6
Qeveria vendosi që NTP Shkup të përdorë naftën e shtetit për funksionimin e transportit publik
Komunikacion, vetura, analiza ekonomike, trafik, autobus, NQP NTP

Qeveria sot ka mbajtur diskutim të jashtëzakonshëm për mungesën energjensëve për transportin publik në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë të cilit është konstatuar gjendja e keqe dhe mungesë e derivateve për nevojat e Ndërmarrjes së Transportit Publik. Në mbledhje u konstatua se ka krizë në furnizimin me energji termike në zonën e qytetit të Shkupit, andaj Qeveria vendosi që qyteti i Shkupit ta huazojë nga rezervat e naftës së shtetit, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Qeveria, Byroja e Prokurimit Publik mori vendim që i plotëson kushtet për zbatimin e procedurës negociuese pa shpallje të thirrjes, me qëllim të shkurtimit të afatit për blerjen e derivatit që i nevojitet qytetit të Shkupit. Me këtë Qeveria e mbyll çështjen me vështirësinë në funksionimin e ndërmarrjes së transportit publik të qytetit.

Autobusët e NTP-së nuk qarkullojnë prej dy ditësh, për këtë arsye në rrugët e Shkupit ka një kaos të vërtetë. Për shkak të kaosit në komunikacion dhe kolapsit të transportit publik që ka ndodhur dje dhe ka vazhduar edhe sot, një numër i madh i studentëve në Shkup mëngjesin e sotëm nuk kanë arritur të shkojnë në ligjërata apo provime në universitet. Ndërsa shumica e njerëzve prisnin autobusë për më shumë se një orë, të tjerët për Meta.mk ankoheshin për mbipopullim në autobusët e NTP Shkup.

Me taksi, skuter elektrik apo të organizuar në veturat e veta – këtë mëngjes çdo student u përpoq në mënyrën e vet të shkonte në ligjërata apo provim gjatë javës së kolokiumeve, që vazhdon ende në disa fakultete. Për shkak të kaosit në transportin publik që ka arritur një nivel të ri ditën e djeshme, disa nga studentët thonë se nuk kanë arritur të shkojnë as në fakultet këto dy ditë.

Nesër në orën 13:30 është paralajmëruar protestë para zyrës së Arsovskës nga banorët e Shuto Orizarit, të cilët prej kohësh nuk kanë transport publik dhe mbi 25.000 banorë janë shkëputur plotësisht nga qyteti.

Zyra e kryetares Danela Arsovska dje njoftoi se VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski janë fajtorë për faktin se Shkupi është pa transport publik.

Prej se Arsovska është kryetare, transporti publik në Shkup është kolaps dhe nuk funksionon. Nuk ka autobusë të rregullt, duhet të presësh një orë në stacione, dhe kur vjen autobusi është plot me pasagjerë.

Danela Arsovska u bë kryetare e Shkupit si kandidate e VMRO-DPMNE-së me premtimin për transport falas për të gjithë qytetarët dhe blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjikë.