Qytetarët e RMV-së ende shënjestër e “këshilltarëve të rrejshëm financiarë” në rrjetet sociale, MPB bën thirrje për kujdes

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë informon qytetarët se është vënë re një aktivitet i shtuar i mashtruesve, të cilët përmes rrjeteve sociale paraqiten si “këshilltarë financiarë” dhe zakonisht ofrojnë shërbime të tregtimit të kriptovalutave. Këta individë reklamojnë me profile të rreme ose reklama të sponsorizuara, shpesh duke premtuar fitime të larta dhe fitime të […]

dhjetor 5, 2024 - 21:00
 0  5
Qytetarët e RMV-së ende shënjestër e “këshilltarëve të rrejshëm financiarë” në rrjetet sociale, MPB bën thirrje për kujdes
Foto nga Clint Patterson / Unsplash

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë informon qytetarët se është vënë re një aktivitet i shtuar i mashtruesve, të cilët përmes rrjeteve sociale paraqiten si “këshilltarë financiarë” dhe zakonisht ofrojnë shërbime të tregtimit të kriptovalutave. Këta individë reklamojnë me profile të rreme ose reklama të sponsorizuara, shpesh duke premtuar fitime të larta dhe fitime të shpejta, duke arritur kështu të tërheqin viktima që kërkojnë një mënyrë për të investuar, kurse pasi që t’i kenë dëmtuar vazhdojnë me mënyrë tjetër të mashtrimit, me ç’rast në rrjetet e tyre sociale i’u paraqiten në formë të reklamave të sponzorurara për mënyrën e si t’i kthejnë prapë paratë e humbura, me të cilën gjithashtu vazhdojnë ta mashtrojnë viktimën, transmeton Portalb.mk.

“Pas kontaktit përmes mediave sociale, mashtruesit komunikojnë me viktimat përmes telefonatave, duke përdorur numra VIP që zakonisht duken si numra lokal, për të fituar besimin. Gjatë bisedës, ata i bindin viktimat që të instalojnë softwer të aksesit në distancë, me pretendimin se u nevojitet për t’i ndihmuar ata të krijojnë platformën e tregtimit.  Pasi fitojnë akses në distancë në kompjuterin ose pajisjen celulare të viktimës, mashtruesit hyjnë në bankingun elektronik dhe transferojnë fonde nga llogaritë bankare të viktimave. Në shumë raste, viktimat mbeten pa para, para se të kuptojnë se janë mashtruar dhe dëmet janë të konsiderueshme”, thonë nga MPB.

Departamenti për Krime Kompjuterike këshillon qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe vigjilent, kur komunikojnë me persona të panjohur të cilët ofrojnë këshilla financiare përmes internetit.

“Asnjëherë mos instaloni softwer për qasje në distancë me kërkesë të të huajve dhe kini kujdes nga telefonatat nga numra telefoni të panjohur ose të dyshimtë. Në rast dyshimi për mashtrim, kontaktoni menjëherë bankën tuaj dhe raportoni rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thonë nga MPB.

Për të njëjtën situatë, Ministria e Punëve të Brendshme informoi me 14 nëntor, me ç’rast edhe atëherë bëri thirrje për kujdes.

Kujtojmë se edhe gjatë muajit shtator të këtij viti, qytetarët ishin shënjestër e një mashtrimit për vjedhjen e të dhënave personale. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se qytetarët merrnin e-maile në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BPS), Sasho Tasevski, i cili dukej si ftesë në gjykatë.