Qytetarët e RMV-së mashtrohen me intervistë të rreme të kryeministrit për t`ju vjedhur paratë nga llogaritë
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët mashtrohen përmes lajmeve të tilla të rreme, në të cilat keqpërdoren emrat e personazheve publike, për të mbledhur të dhënat e tyre personale dhe për të “lehtësuar” llogaritë e tyre. Qytetarët duhet të kenë shumë kujdes se çfarë lajmesh klikojnë, që të mos bien në mashtrime, shkruan […]


Kjo nuk është hera e parë që qytetarët mashtrohen përmes lajmeve të tilla të rreme, në të cilat keqpërdoren emrat e personazheve publike, për të mbledhur të dhënat e tyre personale dhe për të “lehtësuar” llogaritë e tyre. Qytetarët duhet të kenë shumë kujdes se çfarë lajmesh klikojnë, që të mos bien në mashtrime, shkruan Vërtetmatësi.
Jemi duke analizuar një postim në Facebook që keqpërdor emrin e kryeministrit Hristijan Mickoski për të mashtruar përdoruesit e rrjetit social për para. Në të njëjtin njoftim është keqpërdorur edhe emri i ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi.
Ligji i ri për qytetarët e Maqedonisë Nëse jeni mbi 30 vjeç, lexoni këtë, thuhet në njoftim.
Njoftimet keqpërdorën edhe logon e faqes së televizionit Kanal 5 për t’u shfaqur si lajm i vërtetë dhe për të joshur ndjekësit të klikojnë mbi të. Një lajm i tillë nuk mund të gjendet në faqen e Kanal 5.
Një informacion të tillë nuk e ka bërë të ditur kryeministri dhe as në faqen zyrtare të qeverisë nuk mund të gjendet diçka e tillë.
Vërtetmtësi kontrolloi se çfarë lloj mashtrimi është, duke ndjekur lidhjen në postimin në Facebook. E kjo, çon në ueb-faqen erctaxcreditcompliace.net ku është publikuar një intervistë e supozuar me kryeministrin Hristijan Mickoski, e realizuar nga gazetarja Milka Smilevska, në të cilën kryeministri kinse flet për një proces të pretenduar të rimbursimit të tatimit që do t’i mundësojë çdo qytetari zyrtarisht të marrë deri në 200 mijë denarë në muaj.
Në intervistën e rreme, e cila është shkruar me ndihmën e Google Translate, Mickoski shpjegon për ndonjë sistem të supozuar përmes të cilit qytetarët do t’i merrnin ato para dhe në disa raste përmend sistemin Prime Aurora, për të cilin ka edhe link.Nëse klikoni në të, do të shihni se bëhet fjalë për një mashtrim të kriptomonedhave dhe tregtimit online.
Me sa duket, qëllimi i këtij mashtrimi është që t’ju mbledhë të dhënat tuaja personale dhe t’ju detyrojë të “investoni” 15.000 denarë, përkatësisht t’ju vjedhin paratë, duke pasur parasysh se shuma prej 15 mijë denarë është përmendur në disa vende në intervistën e rreme me Mickoskin.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët mashtrohen përmes lajmeve të tilla të rreme, në të cilat keqpërdoren emrat e personazheve publike, për të mbledhur të dhënat e tyre personale dhe për të “lehtësuar” llogaritë e tyre. Qytetarët duhet të kenë shumë kujdes se çfarë lajmesh klikojnë, që të mos bien në mashtrime.
Për të gjitha sa më sipër, njoftimin që po analizojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.