Qytetarët e Tetovës dëmet e shkaktuara nga reshjet mund t’i paraqesin në Komunë, por duhet të dëshmohen me fotografi

Komuna e Tetovës ka njoftuar qytetarët se do të mund të paraqesin dëmet e shkaktuara nga reshjet e 24 qershorit në komisionin për vlerësimin e dëmeve, transmeton Portalb.mk. “Të gjithë qytetarët e Komunës së Tetovës të cilët kanë pasur dëme në amvisëri, të njëjtat t’i paraqesin në Komunën e Tetovës, deri te komisioni për vlerësimin […]

qershor 24, 2024 - 21:01
 0  10
Qytetarët e Tetovës dëmet e shkaktuara nga reshjet mund t’i paraqesin në Komunë, por duhet të dëshmohen me fotografi
Pasojat nga reshjet në Tetovë (24.06.2024). Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Komuna e Tetovës ka njoftuar qytetarët se do të mund të paraqesin dëmet e shkaktuara nga reshjet e 24 qershorit në komisionin për vlerësimin e dëmeve, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë qytetarët e Komunës së Tetovës të cilët kanë pasur dëme në amvisëri, të njëjtat t’i paraqesin në Komunën e Tetovës, deri te komisioni për vlerësimin e dëmeve”, njoftoi Komuna.

Ata theksojnë që kjo mundësi është për qytetarët e Tetovës me rrethinë, por në Komision duhet të paraqiten edhe fotografitë si dëshmi.

Rrugë të bllokuara, vetura me xhama të thyer, bodrume të përmbytura, pemë të shkatërruara, ky është bilanci i reshjeve të djeshme të shiut në Tetovë, të cilat për rreth një orë u intensifikuan edhe me breshër. Përderisa qytetarët deri në orët e vona i kanë pastruar bodrumet e shtëpive të tyre të përmbytura, bordumi i Spitalit Klinik vazhdon të jetë i mbushur me ujë dhe kundërmojë erë të keqe. Portalb.mk solli një pasqyrë gjithëpërfshirëse se çfarë ndodhi në 24 orët e fundit.

Në lidhje me dëmet bujqësore, Komuna ka sqaruar që i janë drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që të ndërmerren hapat e nevojshme ligjore me qëllim të dëmshpërblimit të të gjithë bujqve.