Qytetarët ende nuk i kanë marrë paratë nga TVSh-ja ime! Petrova: Për momentin nuk ka mjete, pritet ribalanci i buxhetit
Qytetarët ende nuk i kanë marrë paratë nga TVSH-ja ime për tre mujorin e fundit. Ata shprehen të revoltuar, pasi gjatë tërë kohës kanë skanuar llogaritë fiskale, megjithatë paratë nuk po iu arrijnë në llogarinë bankare. Autoritetet thonë se për momentin nuk ka para në buxhet, por qytetarët nuk e besojnë një gjë të tillë. […] The post Qytetarët ende nuk i kanë marrë paratë nga TVSh-ja ime! Petrova: Për momentin nuk ka mjete, pritet ribalanci i buxhetit appeared first on InfoShqip.com.
Qytetarët ende nuk i kanë marrë paratë nga TVSH-ja ime për tre mujorin e fundit. Ata shprehen të revoltuar, pasi gjatë tërë kohës kanë skanuar llogaritë fiskale, megjithatë paratë nuk po iu arrijnë në llogarinë bankare. Autoritetet thonë se për momentin nuk ka para në buxhet, por qytetarët nuk e besojnë një gjë të tillë.
Arsyeja se pse nuk mund të bëhen pagesat në këtë periudhë, drejtoresha e DAP Elena Petrova thotë se udhëheqësia e mëparshme, nuk ka planifikuar mjete të mjaftueshme për tërë vitin 2024.
Ajo në një intervistë për Republika tha se vazhdon ky projekt, por pagesa do të bëhet pas rishikimit të buxhetit.
Ndryshe vlera e kthimit është 15% nga tatimi i vlerës shtesë nga secila llogari fiskale. Kthimi i pjesës së tatimit bëhet nëpërmjet llogarisë bankare të qytetarit në afat prej 60 ditësh pas kalimit të tremuajshit kandelarik në të cilin është lëshuar llogaria fiskale.
The post Qytetarët ende nuk i kanë marrë paratë nga TVSh-ja ime! Petrova: Për momentin nuk ka mjete, pritet ribalanci i buxhetit appeared first on InfoShqip.com.