Qyteti i Gjelbër Human: 113 drunj do të priten në parkun e qytetit, kërkuam shpjegim të detajuar nga Qyteti i Shkupit

Iniciativa Qytetare “Qyteti i Gjelbër Human” (QGjH), e cila është pjesë e Këshillit të Qytetit të Shkupit, njoftoi se me vendim të kryetares së Shkupit, do të priten 113 drunj në Parkun e Qytetit, transmeton Portalb.mk. Në vendim përmendez gjendjen e keqe të 113 drunjve, duke përfshirë panje, akacie, plepa dhe frashër, si arsye për […]

maj 15, 2025 - 18:00
 0  3
Qyteti i Gjelbër Human: 113 drunj do të priten në parkun e qytetit, kërkuam shpjegim të detajuar nga Qyteti i Shkupit
Drunj, pemë në parkun e Qytetit të Shkupit. Foto nga faqja në Facebook e Qytetit të Gjelbër Human

Iniciativa Qytetare “Qyteti i Gjelbër Human” (QGjH), e cila është pjesë e Këshillit të Qytetit të Shkupit, njoftoi se me vendim të kryetares së Shkupit, do të priten 113 drunj në Parkun e Qytetit, transmeton Portalb.mk.

Në vendim përmendez gjendjen e keqe të 113 drunjve, duke përfshirë panje, akacie, plepa dhe frashër, si arsye për prerjen. Theksohet se pemët janë plotësisht të thata, të zbrazëta, të sëmura dhe të sulmuara nga kërpudha shkatërruese, dhe për këtë arsye paraqesin rrezik për mjedisin për shkak të rënies së mundshme.

QGjH informon se kanë kërkuar nga Qyteti i Shkupit një hartëzim të detajuar të secilës pemë të përfshirë në vendim, si dhe një shpjegim të detajuar se pse duhet të pritet secila prej tyre.

“Pavarësisht faktit se në vendin e tyre do të mbillen mbi 300 pemë të reja jo më të reja se gjashtë vjeç, zëvendësimi i pemëve dekada të vjetra është i pamundur – si për mjedisin, për hijen, për oksigjenin dhe për ekosistemin. Prandaj, çdo ndërhyrje në gjelbërim, i cili tashmë ka një mungesë të madhe në Shkup, duhet të trajtohet me shumë kujdes! Jeta e një peme natyrshëm ka një fund, por një ndryshim kaq drastik në oazën e fundit të Shkupit – Parkun e Qytetit – duhet të trajtohet me shumë kujdes”, thotë iniciativa.

Ata shtuan gjithashtu se morën ftesë nga Sektori i Punëve Komunale për të shqyrtuar raportet nga inxhinierët e pyjeve për secilën pemë dhe për të bërë një tur të përbashkët në Parkun e Qytetit për të shpjeguar kushtet dhe arsyet e prerjes së pemëve.

“Ne e pranojmë ftesën dhe, sapo të biem dakord për të, do ta shpallim publikisht në mënyrë që të gjithë të mund të marrin pjesë”, shtoi QGJH.