Ra ueb-faqja e Qeverisë, nga atje thonë se janë nën sulme të vazhdueshme hakerësh
Uebfaqja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk funksionon, gjegjësisht ka rënë dhe nuk është e qasshme për publikun, transmeton Portalb.mk. “Uebfaqja hasi në një gabim të papritur. Provoni The post Ra ueb-faqja e Qeverisë, nga atje thonë se janë nën sulme të vazhdueshme hakerësh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Uebfaqja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk funksionon, gjegjësisht ka rënë dhe nuk është e qasshme për publikun, transmeton Portalb.mk.
“Uebfaqja hasi në një gabim të papritur. Provoni sërish më vonë”, thuhet në mesazhin që na shfaqet.
Në pyetjen e 360 Gradë drejtuar Qeverisë se pse nuk funksionon faqja, nëse është problem teknik apo sulm hakerësh, ata u përgjigjën se faqja e Qeverisë është nën sulme të vazhdueshme hakerësh.
“Uebfaqja e qeverisë është nën sulme të vazhdueshme hakerësh. Një nga arsyet kryesore është mbrojtja e dobët e trashëguar, edhe pse janë shpenzuar dhjetëra mijëra euro. Pas konstatimit të situatës dhe shikimit të problemit, po punohet në tejkalimin e problemit që faqja e Qeverisë të mbrohet si duhet, por edhe ueb faqet e të gjitha ministrive”, u përgjigj Qeveria.
The post Ra ueb-faqja e Qeverisë, nga atje thonë se janë nën sulme të vazhdueshme hakerësh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .