Radhë të gjatë në kufi, shumë qytetarë ia mësynë Greqisë
Vetëm nga ora 12 e mbrëmjes e deri në ora 11:00 e ditës së sotme, në pikat kufitare kanë kaluar mbi 20 mijë qytetarë, shumica prej tyre në vendkalimin në Bogorodicë. Qytetarë të shumtë kanë vendosur që fundjavën ta kalojnë në plazhet e Greqisë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se edhe pikat tjera […]
Vetëm nga ora 12 e mbrëmjes e deri në ora 11:00 e ditës së sotme, në pikat kufitare kanë kaluar mbi 20 mijë qytetarë, shumica prej tyre në vendkalimin në Bogorodicë. Qytetarë të shumtë kanë vendosur që fundjavën ta kalojnë në plazhet e Greqisë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se edhe pikat tjera kufitare kanë qenë të frekuentuara në 24 orët e fundit.
“Në pikat kufitare të vendit në periudhë nga ora 00:00 deri në ora 11:00 e ditës së sotme, dalje nga shteti kanë realizuar 21267 qytetarë, ndërsa kanë hyrë në vend 14145 qytetarë. Në vendkalimet kufitare Tabanocë, Bogorodicë dhe Bllacë është vërejtur fluks më i madh i automjeteve, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme janë marrë të gjitha masat që të ketë qarkullim më të shpejtë të automjeteve”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.
Fundjava e zgjatur por edhe temperaturat e larta nga ana tjetër thuajse zbrazën qytetin e Shkupit. Në rrugë mund të vëreheshin shumë pak vetura dhe disa këmbësorë që në të shumtën e rasteve ishin turistë të huaj. /Alsat.mk