Radoniqi: Numërimi i votave të kandidatëve ka përfunduar në shumicën e komunave, po vlerësohen pakot me fletëvotime të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për takimin mes kreut të KQZ’së Kreshnik Radoniqi dhe ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ku Radoniqi e informoi Hargreaves për “aktivitetet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”. Radoniqi e ka njoftuar Hargreaves në Qendrat Komunale të Numërimit është duke u bërë numërimi i votave për kandidatët

shkurt 18, 2025 - 18:00
 0  7
Radoniqi: Numërimi i votave të kandidatëve ka përfunduar në shumicën e komunave, po vlerësohen pakot me fletëvotime të diasporës
radoniqi:-numerimi-i-votave-te-kandidateve-ka-perfunduar-ne-shumicen-e-komunave,-po-vleresohen-pakot-me-fletevotime-te-diaspores

radoniqi:-numerimi-i-votave-te-kandidateve-ka-perfunduar-ne-shumicen-e-komunave,-po-vleresohen-pakot-me-fletevotime-te-diaspores

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për takimin mes kreut të KQZ’së Kreshnik Radoniqi dhe ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ku Radoniqi e informoi Hargreaves për “aktivitetet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.

Radoniqi e ka njoftuar Hargreaves në Qendrat Komunale të Numërimit është duke u bërë numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe se në pjesën më të madhe ky proces ka përfunduar.

Po ashtu Radoniqi e ka informuar ambasadorin edhe për vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashë Kosovës.

“Radoniqi njoftoi ambasadorin britanik se KQZ në Qendrat Komunale të Numërimit është duke bërë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe se në pjesën më të madhe të komunave ky proces ka përfunduar. Gjithashtu, Radoniqi e informoi ambasadorin britanik edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës. Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves përgëzoi KQZ-në për procesin e suksesshëm dhe të qetë të 9 shkurtit si dhe vlerësoi përpjekjet e KQZ-së që procesi në vazhdim të realizohet sa më shpejt dhe me transparencë.”