Rafuna: Bizneset po përballen me mungesën e fuqisë punëtore

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh, e veçanërisht muajve të fundit, pas liberalizimit të vizave. Rafuna tregon se ndër sektorët më të prekur nga mungesa e punëtorëve jane gastronomia dhe ndërtimtaria. “Pas liberalizimit të vizave vërehet një mungesë e […]

maj 19, 2024 - 11:01
 0  11
Rafuna: Bizneset po përballen me mungesën e fuqisë punëtore


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh, e veçanërisht muajve të fundit, pas liberalizimit të vizave.

Rafuna tregon se ndër sektorët më të prekur nga mungesa e punëtorëve jane gastronomia dhe ndërtimtaria.

“Pas liberalizimit të vizave vërehet një mungesë e punëtorëve, mirëpo nuk është e theksuar për shkak se kjo sfidë është qe dy vitet e fundit. Me liberalizim të vizave një pjesë e atyre që kanë pasur mundësi gjatë dy viteve të fundit me emigru, kanë filluar të lëvizin gjatë këtyre muajve të fundit.  Ndër sektorët më të prekur nga mungesa e puëntorëve janë gastronomia dhe ndërtimtaria, por duke mos i përjashtuar as sektorët tjerë por tek këta dy sektorë është më së shumti e theksuar”, tha Rafuna.

Kryetari i Odës Ekonomike poashtu thotë se Kosova po importon fuqi punëtore mirëpo ata, siç tha ai, nuk janë stabil pasi kanë pretendime për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Kemi punëtorë prej vendeve tjera. Jemi duke importuar fuqi punëtore prej Banglladeshi, Turqisë dhe vendeve tjera mirëpo prap sfida qëndron aty që biznesi nuk po mundet të bazohet në këtë fuqi punëtore që po e inportojmë për arsye se shumica apsolute e tyre që vijnë, përjashto fuqinë punëtore që vjen prej Turqisë, nuk vijnë me pretendime që të qëndrojnë gjatë në Kosovë. Ata po vijnë vetëm derisa të gjejnë një mundësi për tu larguar  drejt vendeve të BE-së”, tha ai.

Rafuna tregoi sfidat me të cilat përballen bizneset në Kosovë, duke theksuar të parën, mungesën e fuqisë puëntore.

“Gjatë viteve të fundit mund të themi se pjesa sfida ,mungesa e fuqisë puëntore. Pastaj vjen qasja në financa, e treta, në gjetjen e tregjeve të reja. Dhe më pas vijnë këto sfidat tjera që i kemi të brendshme siç është sundimi i Ligjit të vilat marri shumë kontekste derisa të zgjidhen nëpër gjykata, pastaj çështja e arsimit që ështe e lidhur me kërkesat e tregut të punës, çështja e shëndetësisë, e kështu me radhë “, përfundoi Rafuna për Front Online.