Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi
Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen e takimit në Selanik me Shqipëtarët që jetojnë në Greqi. Rama u ka kërkuar votën shqiptarëve në shtetin fqinj, të cilët me ndryshimin e kodit zgjedhor ka të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme. Rama tha se e kërkin votën e tyre për të anëtarësuar plotësisht Shqipërinë në […]
Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen e takimit në Selanik me Shqipëtarët që jetojnë në Greqi.
Rama u ka kërkuar votën shqiptarëve në shtetin fqinj, të cilët me ndryshimin e kodit zgjedhor ka të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme.
Rama tha se e kërkin votën e tyre për të anëtarësuar plotësisht Shqipërinë në BE.
“Ju shqiptarët e Greqisë dhe grekët e Shqipërisë jeni thelbi brenda bërthamës së pandashme të një fqinjësie që duhet të jetë burim miqësie dhe jo burgim konfliktesh,. Burim fuqie të përbashkët jo karshillaqesh ndaj njeri tjetrit. Burim partneritetesh në cdo nivel. Jo sebepesh për ngërçe mes njërit tjetrit që pastaj paguajnë qytetarët e zakonshëm të dy vendeve tona.
Kjo është një ditë e veçantë për mua edhe për një arsye tjetër. Ju nuk jeni bashkatdhetarë jashtë atdheut me një të drejtë vote. Sot jemi votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhje duke gëzuar të drejtën të votoni, këtu ku jeni nga shtëpia juaj.
Ju e dini, më është dashur të përpiqem shumë gjatë për ta bërë realitet këtë premtim, të cilin nuk e mbajtën dot për një kohë jo të shkurtër, sepse pa marrë votat e palës tjetër ishte e pamundur. Unë mund tju them se në pranverën e ardhshme ju kërkoj votën tuaj nga Greqia për ta bërë Shqipërinë2 e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE. Për ti dhënë Shqipërisë të njëjtin mundësi që ju shqiptarët e Evropës i keni dhënë familjeve tuaja, mundësinë për të përfituar nga të mirat e të jetuarit brenda familjes evropiane. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët kudo ku janë të greme flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekada”, tha Rama.