Rama i jep tender njëburimor për punë shtesë kompanisë me të cilën lidhi kontratë gati 3 milionëshe për shkollën në Kalabri

Kompania e cila u shpërblye me tender në vlerë rreth 3 milionë euro për ndërtimin e shkollës në lagjen Kalabria, e ka fituar edhe një tender tjetër për këtë projekt. Përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë në vlerë mbi 100 mijë euro me kompaninë “ALFA.i”

Nëntor 19, 2024 - 05:00
 0  8
Rama i jep tender njëburimor për punë shtesë kompanisë me të cilën lidhi kontratë gati 3 milionëshe për shkollën në Kalabri
rama-i-jep-tender-njeburimor-per-pune-shtese-kompanise-me-te-cilen-lidhi-kontrate-gati-3-milioneshe-per-shkollen-ne-kalabri

rama-i-jep-tender-njeburimor-per-pune-shtese-kompanise-me-te-cilen-lidhi-kontrate-gati-3-milioneshe-per-shkollen-ne-kalabri

Kompania e cila u shpërblye me tender në vlerë rreth 3 milionë euro për ndërtimin e shkollës në lagjen Kalabria, e ka fituar edhe një tender tjetër për këtë projekt.

Përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë në vlerë mbi 100 mijë euro me kompaninë “ALFA.i”, për punë shtesë dhe të pa parapara.

“Komuna e Prishtinës shpërblen me kontratën: Operatorin Ekonomik: ALFA.i. rr. Ibrahim Rugova pn,. Lipjan, me çmimin më të lirë të negociuar prej 100.001.50”, thuhet në vendim.

Ditën kur ishte vënë gurthemeli i kësaj shkolle, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kishte deklaruar se me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera dhe telashet e prindërve për t’i bartur fëmijet e tyre do të marrin fund.

“Kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në Kryeqytet”, kishte thënë ai.Po atë ditë, një qytetar kishte kundërshtuar fillimin e punimeve me pretendimin se ka kontest pronësor,Rama e kishte pritur më pas të njëjtin në zyrë.

“Rafuna na informoi se rasti është në procedurë gjyqësore për pretendimet e tij rreth një pjese të kësaj prone dhe që kërkesa e tij ishte që të ndalen punimet. Kryeqyteti nuk i mohon askujt të drejtën e ushtrimit të ankesës apo inicimit të rastit gjyqësor, por derisa nuk ka vendim gjyqësor për vendosjen e masës së përkohshme (e cila i është refuzuar palës) puna në ndërtimin e shkollës në lagjen “Kalabria” po vazhdon sipas planit pasi Kryeqyteti ka kryer të gjitha procedurat për ndërtimin e shkollës në atë lokacion në pajtim me planin rregullues” – kishte shkruar Rama pas takimit.