Halil Geci i kërkon takim kryeministrit Kurti: Mos përgjigja juaj është mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59, që ka dëmtuar rëndë familjen tonë

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim, raporton Gazeta Blic. Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me 9 tetor i ka bërë kërkesë për takim dhe ende s’ka marrë përgjigje, derisa ka shtuar mos përgjigja është mbështetje e tij ndaj Komunikatës nr. 59. Ai

Nëntor 19, 2024 - 05:00
 0  9
Halil Geci i kërkon takim kryeministrit Kurti: Mos përgjigja juaj është mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59, që ka dëmtuar rëndë familjen tonë
halil-geci-i-kerkon-takim-kryeministrit-kurti:-mos-pergjigja-juaj-eshte-mbeshtetje-ndaj-komunikates-nr.-59,-qe-ka-demtuar-rende-familjen-tone

halil-geci-i-kerkon-takim-kryeministrit-kurti:-mos-pergjigja-juaj-eshte-mbeshtetje-ndaj-komunikates-nr.-59,-qe-ka-demtuar-rende-familjen-tone

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me 9 tetor i ka bërë kërkesë për takim dhe ende s’ka marrë përgjigje, derisa ka shtuar mos përgjigja është mbështetje e tij ndaj Komunikatës nr. 59.

Ai ka thënë se pret përgjigje të shpejtë për këtë takim.

Postimi i tij i plotë:

Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës

Datë: 09.10.2024

I nderuar Kryeministër,

Kërkesës sime për takim me Ju, të datës 09.10.2024, ende nuk më është dhënë mundësia për realizimin e saj.

Zoti Kryeministër, ende po pres që të më mundësoni takimin e kërkuar. Mosdhënia e përgjigjes ndaj kërkesës sime për takim më duket si mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59, një komunikatë e shkruar nga i biri i Haxhi Polatit. Kjo komunikatë ka dëmtuar rëndë familjen time, veçanërisht vëllanë tonë, Ganiun, duke e quajtur “kalabrocinist me damkë”.

Në të njëjtën komunikatë thuhet se Ganiu u ka prirë ofensivave serbe, gjë që ka pasur pasoja të rënda për familjen tonë. Si rezultat i kësaj, Ganiu është plagosur, dhe dy shokë tanë janë vrarë.

Pres mirëkuptimin tuaj dhe një përgjigje sa më të shpejtë për këtë çështje të rëndësishme.

Ende jam duke pritur.