Rama mban fjalën në OKB: Digjitalizimi ka tkurur korrupsionin në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York. Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se Shqipëria është provë e gjallë e transformimit rrënjësor të praktikave e mendësisë së mirëqeverisjes. Ndër të tjera Rama thekson se digjitalizimi i aksesit dhe shërbimeve ka […]

shtator 28, 2024 - 03:00
 0  8
Rama mban fjalën në OKB: Digjitalizimi ka tkurur korrupsionin në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York. Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se Shqipëria është provë e gjallë e transformimit rrënjësor të praktikave e mendësisë së mirëqeverisjes.

Ndër të tjera Rama thekson se digjitalizimi i aksesit dhe shërbimeve ka tkurur korrupsionin në vend.

Edi Rama: Sundimi i ligjit është në themel të një prej objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të agjendës 2030, një objektiv që luan rolin e mundësuesit, përshpejtuesit e të gjitha objektivave të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm. Rëndësia e tij mbështetet në premtimin e arritjeve të shoqërive më gjithëpërfshirëse, të drejta e të paqta. Pa institucione të forta, qasje në drejtësi dhe respektim të të drejtaveë njeriut përparimi në objektivat tjera si dhënia fund e varfërisë, siguria apo garantia e sigurisë ushqimore, promovimi i shëndetit, mirëqenies, përfshirë ndryshimin klimaterik do të ishte e kufizuar.

Shqipëria është provë e gjallë e transformimit rënjësor të praktikave e mendësisë së mirëqeverisjes. Shërbimet tona janë tashmë 95% pa letër dhe dixhitalizimi i aksesit dhe shërbimeve ka tkurur korrupsionin. Me një reformë të pashëmbullt në drejtësi Shqipërias ka investuar gjatë viteve të fundit në arritjen e OZHQ-së 16 si instrument kryesor për të përfituar të ardhme të qëndrueshme. Por për një vend në zhvillim që përpiqet për institucionet të drejta e të ndershme kjo është një betejë që nuk mund të fitohet brenda një viti apo një dekade, por është një përpjekje e pareshtur për të transformuar të gjitha praktikat për tu ofruar akses qytetarëve në të gjitha nivelet dhe shkallët e qeverisjes.

Jemi zotuar të luajmë rolin tonë për të siguruar realizimin me sukses të agjendës sonë Shqipëria 2030. Do të vazhdojmë të punojmë me vende me mendësi të ngjashme me ne për të përmirësuar qeverisjen dhe efikasitetin institucional të OKB-së si dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Shqipëria është zotuar kundrejt parimeve universale të të drejtave të njeriut e dinjitetit njerëzor ku çdo qenie njerëzore mund të realizojhë potencialin e tij të plotë e të jetojë me dinjitet.

Një bijë e dashur e shqiptarëve Shën Tereza tha e vetme unë nuk mund të ndryshoj botën, por mund te hedh një gur në ujë për të krijuar shumë rrathë. Nuk ka thënie më të mirë që shëmbëllen nevojën e sotme për të punuar së bashku mbi atë që është thelbi i rendit shumëpalësh./tvklan.al