Rama nga Milano: Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës

Ka nisur takimi i kryesocialistit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano, i cili po zhvillohet në Centro Congressi. Në nisje të fjalës së tij, Rama mori një fanellë me numrin 5 nga futbollisti italian Alessio Tacchinardi. Ndërsa gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi votën e shqiptarëve në Itali duke thënë vota në 11 maj nuk ka […]

Prill 13, 2025 - 19:00
 0  8
Rama nga Milano: Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës

Ka nisur takimi i kryesocialistit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano, i cili po zhvillohet në Centro Congressi. Në nisje të fjalës së tij, Rama mori një fanellë me numrin 5 nga futbollisti italian Alessio Tacchinardi.

Ndërsa gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi votën e shqiptarëve në Itali duke thënë vota në 11 maj nuk ka të bëjë vetëm se cila parti do e drejtoj qeverinë për 4 vite, por është votë për anëtarësimin e vendit në Be.

 “Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës dhe para nesh kemi vetëm një datë 11 Majin. Dhe më pas kemi 4 vjet për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe Shqipërinë për Evropën. Të dashur miqtë e mi, sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë seç kanë qenë kurrë më parë në hisotorinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht por sot është po ashtu dita e  shqiptarëve dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian tamam këtu në dorën tonë, që kurse ne dolëm nga ferri komunist dhe BE na ka vënë një plan të dakordësuar që ne të mbyllim të gjithë marrëveshjen e anëtarësimit dhe mbyllur negociatat brenda 2027.”, u shpreh Rama.