Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

Në këtë miting përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të Tiranës, por edhe demokratëve. Rama ka nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhje, dhe iu ka bërë thirrje tiranasve që në këto zgjedhje të votojnë përtej ngjyrave politike, por për pasaportën europiane. Pjesë nga fjala e […]

maj 10, 2025 - 00:00
 0  5
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

Në këtë miting përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të Tiranës, por edhe demokratëve.

Rama ka nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhje, dhe iu ka bërë thirrje tiranasve që në këto zgjedhje të votojnë përtej ngjyrave politike, por për pasaportën europiane.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

“Tirana është krenaria jonë më e madhe. I kemi dhënë sharmin sharmin e pamohueshëm këtij qyteti. Ngado hidhje sytë në Tiranë, ishte kënetë. I kam parë zogjtë dhe minjtë e kënetës të shfaqen në disa rrugica për të lajmëruar ditën e kijametit për mua dhe ju. Por mjerë ku vend për ta. Unë këtu e kam me të gjithë ata tironca dhe tiranas, në këtë Amerikën tonë të vogël, ku ka një gjë për të mos e harruar. Këtë qytet mund ta bëjnë më të mirë vetëm ata që i dhanë dinjitet, pra ne PS e Shqipërisë dhe askush tjetër. Këtë qytetar mund ta bëjnë më të kamur, më solidar , më të sigurt dhe më krenar për të gjithë vetëm ata që ia pastruan baltën nga fytyra dhe ia larguan çibanët nga trupi dhe që e veshën e zbukuruan dhe shumëfishuan vlerën papushim pronës së qytetarëve të tij. Këtë qytet mund ta bëjnë më të mirë vetën ata që jo thjesht ndërtojnë shkolla kopshte apo çerdhe më shumë se të gjithë bashkë, por që në çdo gjë që ndërtojnë sjellim më shumë Europë në Tiranë dhe Shqipëri.

Tironca dhe tiranas kam një mesazh, Tironën ndajeni veç, se Tirana han bukë veç. Mos e ngatërroni me ngjyrat e partisë sepse është e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, dhe e fëmijëve të Kosovë, e fëmijëve të shqiptarëve të RMV dhe çdo fëmijë që fjalën e parë e thotë “O nënë”. O tirons demokrat, të dielën duhet të mendosh më shumë për Shqipërinë në BE, se tiranasit të lëkundur i them se ke mllef, por duhet të mendosh për pasaportë europiane të familjes tënde. Duhet të mendojë të dielën për blunë e Europës dhe kuqezinë e Shqipërisë dhe jo për flamurin e partisë së njërës dhe partisë së tjetrin.”